Kreu i Kishës Ortodokse Serbe u shtrua në spital pasi doli pozitiv në testin për koronavirus.

Kisha tha përmes një deklarate se diagnoza e patriarkut Irinej u zbulua gjatë një “procedure rutinore të testimit”. Patriarku 90-vjeçar mbetet “pa simptoma dhe me shëndet të shkëlqyeshëm në përgjithësi”, thuhet në deklaratë.

Njoftimi erdhi pak ditë pasi Irinej udhëhoqi një ceremoni gjatë varrimit të mitropolitit Amfilohije – udhëheqësit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi. Amfilohije vdiq më 30 tetor në moshën 82-vjeçare, pasi në fillim të tetorit ishte diagnostikuar me koronavirus, shkruan Rel.

Mijëra njerëz u mblodhën në Podgoricë për funeralin e tij, duke shkelur masat kundër koronavirusit. Shumë prej tyre nuk mbanin maska dhe as distancë fizike.

Top Channel