​Biden do të shpallë fitoren pasi të sigurohet se i ka votat e mjaftueshme

04/11/2020 19:36

Këshilltarja e lartë e fushatës së Biden, Anita Dunn theksoi përsëri këtë pasdite se janë të sigurt se do të marrin 270 vota elektorale.

Ajo ka bërë të ditur se Joe Biden do të shpallë fitoren në momentin kur do të jetë e sigurt se ata e kanë arritur atë numër.

“Unë mendoj se në fund të ditës ne gjithmonë kemi thënë se qëllimi ishte që të merrnim 270 vota elektorale dhe ne ndjehemi shumë të sigurt se pasi të jenë numëruar vota, aty do të jenë mbi 270 vota. Kështu ju fitoni presidencën”, u tha Dunn gazetarëve.

Top Channel