Bieta vë në lojë Olsi Bylykun, reagimi kur mëson se e dashura s’ i ka marrë leje

04/11/2020 20:36

Aktori e pranoi hapur që nuk i kishte dhënë leje për të bërë dalje dhe surpriza të tilla, pasi sipas tij, Egli duhet të prezantohet në një moment tjetër me publikun përmes projekteve të saj.

Aktori i njohur i humorit Olsi Bylyku ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për lidhjen e dashurisë me Egli Takon.

22-vjeçari pranoi se Egli është mbështetja më e madhe, duke e konsideruar pa të voglin dyshim si personin që i ka ndryshuar jetën.

Megjithatë me një lojë të vogël, Bieta ia doli të “kapte mat” Olsin, duke zbuluar kështu një detaj të rëndësishëm nga lidhja e tyre.

Autorja dhe moderatorja e “Ftesë në 5” e provokoi me një videomesazh surprizë nga e dashura, gjë që Olsi nuk e priste aspak.

Në fakt e gjitha ishte një lojë, pasi nuk kishte asnjë videomesazh surprizë dhe arsyeja është pikërisht Olsi.

Top Channel