Britania e Madhe regjistron 492 të vdekur nga Covid-19 në 24 orë, më e larta që prej muajit maj

05/11/2020 04:14

Britania e Madhe ka shënuar një tjetër rekord vdekjesh nga Covid-19 në një ditë. Në 24 orët e fundit në Britani janë regjistruar 492 të vdekur sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë. Një shifër e tillë nuk regjistrohej që prej muajit maj.

Që prej nisjes së pandemisë janë shënuar 47,742 të vdekur ndërsa raste e reja në 24 orët e fundit janë 25 mijë mijë. Nga ana tjetër, shtrimet e përgjithshme në spitale tejkalojnë 12 mijë, nga të cilat 1,142 në terapi intensive.

Mbretëria e Bashkuar është futur në karantinë të pjesshme. Vendimi drastik është bërë me dije nga vetë kryeministri i vendit, Borsi Johnsosn, i cili është shprehur se është detyruar ta marrë këtë vendim, pas shtimit të të infektuarve me Covid-19.

Deri më datë 2 dhjetor, Anglia do të jetë e izoluar dhe çdo gjë tjetër, përveç, shkollave, supermarketeve dhe farmacive, asgjë tjetër nuk do të jetë hapur. Nga shtëpia do të dalin vetëm nxënësit dhe studentët që duhet të shkojnë në shkollë, ose ata që bëjnë pazaret për shtëpinë, me një leje të posaçme.

Top Channel