Zgjedhjet në SHBA/ Avokati zbërthen skenarin nëse Trump-i nuk njeh zgjedhjet: E gjitha vendoset në…

04/11/2020 22:01

Në studion e emisionit “Open” po diskutohet për zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deri më tani, kandidati demokrat, Joe Biden, është në një epërsi të lehtë ndaj presidentit aktual Donald Trump. Avokati Peter Lumaj, i cili prej vitesh jeton në SHBA, foli mbi skenarin se çfarë do të ndodhë nëse Trump nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve. Sipas tij, e gjitha do të vendoset në Gjykatën Supreme dhe nëse kjo gjykatë vendos që Biden do të jetë fituesi, atëherë Trump do të japë dorëheqjen.

 

“Kjo do të përfundojë në Gjykatën Supreme e cila është më profesionale që ka parë bota. Nëse Trump nuk deklarohet fitues nga Gjykata Supreme, ai do të japi dorëheqjen dhe president do të bëhet Biden. Edhe pse Trump ka emëruar dy anëtarë në atë gjykatë, ata janë profesionistë dhe do të gjykojnë mbi veprime kushtetuese”, tha Lumaj.

Top Channel