Dy vajzat e reja në ‘Për’Puthen’ nisin debatin/ Sindi: Më le mua të flas, Ana: Nuk je e aftë të mbledhësh…

04/11/2020 19:37

Stela Loci është konkurrentja më e re që iu bashkua emisionit “Për’Puthen”.

Pas takimit katër minutash që pati me Elvisin, ajo e vlerësoi shumë djalin. Madje shtoi se Tea dhe Ana (ajo pak më e vjetra) e kanë pritur shumë ngrohtë ardhjen e saj. ‘Veçimi’ i Anës (e cila sapo ka hyrë në ‘Për’Puthen’), nxiti reagimin e kësaj të fundit. Ajo tregoi se e cilësoi Sindin si një vajzë simpatike dhe të talentuar dhe kjo për të është një lloj mbështetje për të. Ndërkohë Sindi u shpreh se Ana dhe Tea u treguan më të sjellshme në prapaskenë dhe u ndie shumë mirë me ta.

Sindi: Ishin më mbështetëse edhe në prapaskenë. Isha unë ajo që të fola.

Ana: Unë nuk të pash sepse po bëje make-up

Sindi: Më lër mua të flas.

Ana: Nëse nuk je e aftë të mbledhësh atë që dëshiron me dy fjalë.

Sindi: Përsa i përket komentit tënd, unë thash që nuk bie dakord me mendimin tënd. Përsa i përket mendimit tim thash që Elvisi tregoi veten e tij.

Ana: Ti the që u mbështete nga Ana dhe Tea. Nuk dallohet ajo gjë nga një përqafim.

Top Channel