Torino më në fund sheh dritë në fund të tunelit. Skuadra që drejtohet nga Giampaolo siguroi fitoren e parë në kampionat në transfertë me Genoan me rezultatin 1-2. Në “Marassi” miqtë shënuan dy herë brenda 26 minutave lojë, epërsi të cilën e ruajtën deri në minutat shtesë, kur Genoa arriti të shkurtonte diferencën, por pa mundur të bënte me shumë, pasi edhe koha ishte e limituar.

Lukic përfitoi nga një kthim i gabuar me kokë i topit nga një mbrojtës për golin që zhbllokoi rezultatin dhe 16 minuta më vonë Pellegrini nuk ia doli t’i ndryshonte udhën topit, duke nxjerrë jashtë loje edhe portierin Perin, që vetëm mund ta shoqëronte me sy teksa kalonte vijnë fatale, 0-2.

Përpjekjet e shumta të Genoas për të hapur ndeshjen u konretizuan me gol vetëm në minutën e katërt shtesë me Scamaccan, por ishte tepër vonë për një tjetër “rrjetë” që do të shmangte humbjen.

Top Channel