“Shembull për djemtë/ Elvisi në takim me konkurrenten e re, e gjithë vëmendja tek ai… (Video)

04/11/2020 19:42

Sindi Loci është konkurrentja më e re në ‘Për’Puthen’.

Produksioni i lejoi asaj mundësinë që të zgjidhte njërin nga djemtë për një takim të improvizuar në studio. Zgjedhja e 22-vjeçares ishte Elvisi, duke qenë se të dy ata i lidh arti, bukuroshja një violiniste tepër e talentuar dhe Elvisi një artist tatuazhesh.

Në takim, ndryshe nga ndrojtja e treguar në studio, Elvisi u tregua tepër i lirshëm dhe bisedën e orientoi në tematika tepër interesante. Kjo elokuencë nuk kaloi pa vëmendje nga pjesa tjetër e konkurrentëve.

Analisti Arjan Konomi, e vlerësoi djalin dhe tha se i tregoi një shembull të mirë djemve që nuk dinë ‘ të lidhin tre fjali në takime’. Ndërkohë edhe vetë Sindi iu duk interesant takimi me Elvisin dhe theksoi se në asnjë moment nuk u ndie në siklet.

Top Channel