Në studion e emisionit ‘Open’, po flitet mbi zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale përtej oqeanit.

Deri më tani, kandidati demokrat Joe Biden është në një epërsi të lehtë ndaj presidentit aktual Donald Trump. Ministrja Elisa Spiropali, tha se rezultati i deri tanishëm është tepër i ngushtë. Por sipas saj, duke iu referuar këtu një shkrimi që kishte lexuar, votuesit e presidentit Trump, kanë turp të deklarojnë se kanë votuar për të. Një gjë e tillë ajo thotë se ka ndodhur edhe në kohën e George Bush.

Unë mbaj mend kur kam jetuar në Amerikë në 2001 2006 debati ishte i ndezur. Në shkollën time, kishte një grup vajzash që mbështetshin Geroge Bush-in. Mbaj mend që u vandalizma ajo shenjë dhe ato e kishin problem të thoshin që ishin mbështetës të republikanëve. Sondazhet e nxirrnin Biden disa pikë më lartë. Rezultati është tepër i ngushtë, një interpretim që unë lexova, ishte që votuesit e Trump-it kanë turp të thonë që mbështesin Trump-in. Por analiza që unë lexova tregonte që mund të ketë pasur një drojë nga fryma liberale në përgjithësi që të thuash që je mbështetës i Trump-it. Ata e kanë mbështetur Trump-in edhe në 2016-ën dhe e kanë mbështetur fort. Një nga problemet e demokratëve është ky distancimin  i madh nga politikat. Demokratët që në përgjithësi bazohen shumë në diskutimet që kanë me liberalitetin. Ka një hendek të madh midis debatit me elitat dhe mënyrat se si Trump arriti të godiste zemrat e amerikaneve që punojnë”, tha Spiropali.

Top Channel