Zgjedhjet në SHBA/ Hajdari në “Open”: Amerikanët kanë zgjedhur të keqën më të vogël

04/11/2020 21:52

Në emisionin “ Open” po diskutohet tema e zgjedhjeve në SHBA.

E ftuar për të folur për këtë temë është edhe deputetja e opozitës, Rudina Hajdari.

Sipas Hajdarit këto zgjedhje janë historike për shkak të pjesmarrjes.

Gjithashtu deputetja e cila ka jetuar më parë në Amerikë deklaroi se amerikanët kanë zgjedhur të keqën më të vogël.

Mendoj se këto zgjedhje janë historike në pjesmarrje, kjo ka ardhur si pasojë e qeverisje, por edhe ana demokrate, e majtë është polarizuar, të cilët në fakt e kanë larguar votën e majtë drejt ekstremit, por edhe e djathta ndjehen të papërfaqësuar nga Trump.duke qënë se kanë qënë të përfaqësuar, duke qënë se kanë pasur vetëm dy zgjedhje, kanë zgjedhur të keqën më të vogël, është e pamendueshme që të mendosh për abuzimet që janë bërë më zgjedhjet, edhe në 2016 kishte probleme, pasi Trump u akuzua për një ndërhyrje ruse, saqë Trump shkoi përpara gjykatës. Deri tani shoh një minifitore të Biden”, tha Hajdari.

Top Channel