Aktorja Elsa Raven

Elsa Raven, aktorja e cila njihet për rolet e saj në “Back to the Future” dhe “Titanic”, ka dhënë frymën e fundit në moshën 91-vjeçare.

Ajo ndërroi jetë të martën në shtëpinë e saj në Los Angeles, ndërsa ka lënë pas 15 nipër dhe mbesa. Aktorja e famshme filloi karrierën e saj në New York në moshë shumë të re.

Ravel ishte e njohur për paraqitjen e saj në “The Amityville Horror”, “In the Line of Fire” dhe “The Moderns”.

Ajo gjithashtu njihet për rolin e saj në filmin e famshëm të vitit 1997, “Titanic”, ku në momentet e përmbytjes së anijes ajo zgjodhi që të qëndronte me bashkëshortin dhe të vdisnin bashkë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel