E mërkurë, 30 Dhjetor 2020
15:22
Kthimi i emigrantëve/ Kakavijë, 1434 hyrje-dalje në kufi

Në pikëkalimin e Kakavijës kemi një ritëm të shtuar të qytetarëve që po vijnë në Shqipëri për të festuar me familjet.

15:22
Tërmeti në Kroaci/ Shqiptari që jeton në një zonat më të prekura ka vendosur të shpërndajë bukë për qytetarët

Në një lidhje direkte nga Kroacia, për emisionin “Shqipëria live”, Alban Morina tregon pse vendosi të prodhojë bukë për qytetarët e prekur nga tërmeti.

15:14
Ujëvara do futet në tuba/ Banorët e Sinicës në Devoll, kundër projektit të bashkisë

Ujëvara e Valës në Devoll rrezikon të shkatërrohet, pasi bashkia ka shpallur një tender 1.5 milionë euro dhe synon të ndërtojë një ujësjellës prej aty.

15:13
Euro kushton më pak/ Ekspertët shpjegojnë arsyet pse ka rënie në këmbimin me lekun

Monedha evropiane duket se do ta mbyllë këtë viti në kuotën e 123 lekëve.

15:06
Shtëpi për 278 familje/ Në Thumanë vijon puna për 158 ndërtesat

Lagja e re në Thumanë ku po ndërtohen shtëpitë e reja individuale, çdo ditë që kalon është duke marrë formën e plotë.

15:01
Gjysma e Tiranës e kaloi Covid-in/ Studimi i Akademisë së Shkencave: Pranë imunitetit të tufës

Sipas studimit me të fundit të Akademisë së Shkencave për periudhën qershor-dhjetor, nën drejtimin e profesorëve Genc Sulcebe dhe Alban Ylli rezulton se gjysma e popullsisë në kryeqytet e kanë kaluar koronavirusin.

15:01
Osmani, vizitë në FSK: Ushtria e Kosovës po shndërrohet me hapa të sigurt në ushtri moderne

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, vizitoi sot Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku tha se pavarësisht sfidave, ajo që është projektuar si ushtria e ardhshme e Kosovës, pati një vit të suksesshëm.

14:58
Shi meteorësh! Spektakël qiellor më 2 dhe 3 janar, eventi i parë astronomik për 2020-ën

Yjet që bien përshëndesin ardhjen e Vitit të Ri, me shiun e meteorëve quadrantidë, që do të mund të shihet më 2 dhe 3 janar.

14:47
​10 të lënduar dhe 26 të zhdukur nga rrëshqitja e dheut në Norvegji

Dhjetë persona u plagosën, njëri është në gjendje kritike, ndërsa 26 janë zhdukur pasi një rrëshqitje e dheut në Norvegjinë jugore mori më shumë se dhjetë ndërtesa në orët e para të mëngjesit, raporton Reuters.

14:45
Vdekja e papritur e kampionit të notit Klavio Meça/ Motra 12 vjeçare e vendosur të ecë në hapat e vëllait

Pak ditë më parë u nda nga jeta në mënyrë të papritur notari Klavio Meça. Në emisionin “Shqipëria live”, të afërmit kujtojnë Klavion dhe tregojnë për suksesin e motrës vetëm 12 vjeçe.

14:41
​92 dënime të përjetshme për grusht-shtet në Turqi

Një gjykatë turke dënoi sot me burgim të përjetshëm 92 të pandehur të tjerë, midis të cilëve janë anëtarë të rangut të lartë të ushtrisë, për pjesëmarrjen në përpjekjen e pasuksesshme të grusht-shtetit në vitin 2016, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Anatolia, raporton Reuters.

14:37
Anëtarët e kabinetit qeveritar në shënjestër të shpërthimeve në Jemen

Disa shpërthime kanë tronditur aeroportin në qytetin Aden të Jemenit menjëherë pasi një aeroplan ku ndodheshin anëtarë të qeverinë së re mbërriti nga Arabia Saudite.

14:28
Covid-19, Tajvani do të sigurojë deri në 20 milionë doza të vaksinës

Tajvani sot njoftoi se është duke punuar për të blerë deri në 20 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19.

14:15
Mos prisni vitin e ri, nisni që tani/ Ndryshime drastike, 20 FOTO para dhe pas

Ndryshimet nuk janë të lehta dhe shpesh presim hyrjen e vitit të ri, që të nisim një stil tjetër jetese, duke i shtyrë kështu sa më shumë vendimet e vështira.

14:07
“Provokim”/ Ambasada Ruse reagon pas fjalëve të Ramës: S’e kuptojmë pse u mërzit kryeministri! Na vjen keq që vullneti i mirë merret si provokim

Ndërsa kryeministri i vendit, Edi Rama e cilësoi një provokim dhe madje kërkoi dhe një ndjesë nga ambasada ruse, për deklaratën e tyre për të furnizuar me vaksinën Sputnik-v Shqipërinë ka reaguar sërish kjo e fundit.

13:58
“Mora një mesazh nga lart, një zë brenda meje…”/ 82-vjeçari Hopkins feston 45 vite esëll

Aktori, fitues i çmimit Oskar, Anthony Hopkins ka postuar një video në Twitter, me të cilën feston 45 vite esëll të tij, duke i dhënë një mesazh inkurajues fansave.

13:55
Vaksina ruse Sputnik-V arrin në Serbi

Vaksina ruse kundër koronavirusit Sputnik V arriti të mërkurën në Serbi. Kontingjenti i parë u dërgua në Institutin e Virologjisë, Vaksinave dhe Serumeve “Torlak” në Beograd.

13:51
Koncerti i Vjenës, pandemia nuk mundet ta ndalë…!

Ndërsa një heshtje e diktuar nga pandemia ka mbuluar atë që normalisht është një periudhë koncertesh dhe ballosh në kryeqytetin austriak, Vjenë, koncerti i tij i  famshëm i Vitit të Ri do të bëhet, edhe pse në një holl të zbrazët.

13:46
Çfarë është vaksina e Oksfordit – tashmë e miratuar në Mbretërinë e Bashkuar – dhe si funksionon ajo?

Një vaksinë kundër COVID-19 nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania farmaceutike AstraZeneca është aprovuar për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar nga rregullatori, Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA).

13:40
Kur uniformat blu mund të ndërhyjnë në qendrat e votimit? KQZ miraton rolin e Policisë së Shtetit, ditën e zgjedhjeve

Me pesë vota pro, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar projektvendimin për rregullat e veprimtarisë së policisë së shtetit në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

13:24
Lanë pas tërmetin, dy familje të tjera në Zall-Herr marrin shtëpitë e reja

Pas tërmetit shkatërrues të një viti më parë, familjet e Hider Danit dhe Dan Danit nga fshati Çerkezë e Zall Herrit, morën sot pronësinë e banesës së rindërtuar, ku nesër do të festojnë Vitin e Ri. Më parë ato jetonin në shtëpi qerpiçi, ndërsa sot banesat e reja janë më të forta dhe më të mëdha.

13:23
Spahn: Vaksina AstraZeneca së shpejti do të regjistrohet edhe në BE

Gjermania ka ende një numër të lartë të infektuarish me virusin korona, i cili nuk lejon që masat ekzistuese të shfuqizohen, jeta të kthehet në normalitet dhe regjistrimi i vaksinës së re nga AstraZeneca, i cili pritet në BE, mendohet të kontribuojë për këtë, thonë zyrtarët gjermanë.

13:15
Pa maskë dhe pas orës 20:30! Gjobiten 361 persona, policia ndëshkon administratorët e 3 lokaleve

Gjatë 24 orëve të fundit, 361 shtetas janë ndëshkuar me masë administrative, pasi nuk zbatuan rregullat antiCovid.

13:07
Breshëri prej 30 plumbash/ Detaje të reja për vrasjen e Ridvan Ramazanit

Një muaj nga vrasja e Ridvan Ramazanit, që ka edhe mbiemrin Hyseni në Shkodër, zbardhen detaje të reja lidhur me hetimet që ka kryer policia e qytetit, me qëllim zbardhjen e plotë të dinamikës së këtij krimi të ndodhur më 28 nëntor.

13:06
Infektohet me Covid-19 infermieri në Amerikë gjashtë ditë pasi mori vaksinën

Historia e një infermieri, i cili doli pozitiv me Covid-19 pasi bëri vaksinën është një kujtesë se larja e duarve, distancimi social dhe maskat do të jenë ende thelbësore në 2021.

12:54
Manastirliu: Kemi gati 100 ekipe në sistemin e Urgjencës Kombëtare për ditët e festave

Spitalet dhe Urgjenca Mjekësore do të jenë në gadishmëri 24 orë me ekipe të përforcuara për festat e fundvitit. Nga Spitali Universitar i Traumës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, tha se janë vendosur ekipe shtesë për përballimin e urgjencave mjekësore.

12:51
Tuneli i tradhtisë! Fqinjët takoheshin përmes vendkalimit sekret, një ditë ndodh e papritura…

Ndërton tunelin e tradhtisë për të takuar të dashurën, por i ndodh e papritura.

12:41
Newcastle – Liverpool, analizë dhe formacionet e mundshme

Kampioni i Premier Ligës Liverpooli do ta përmbyll vitin 2020, i cili ishte një vit i paharrueshëm dhe historik për skuadrën e Jurgen Klopp, me përballjen kundër Newcastle United.

12:40
Mafiozët e huaj fshihen në Shqipëri/ Nga ish-deputeti i partisë së Berlusconi-t te anëtarët e Ndrangheta-s

Thuajse një vit më parë, policia shqiptare arrestoi një vrasës francez, të akuzuar dhe dënuar nga Gjykata e Nantes në Francë.

12:37
Vaksina antiCovid/ Italia synon të vaksinojë 10-15 milionë qytetarë brenda prillit

Italia synon të vaksinojë 10 deri në 15 milion njerëz kundër COVID-19 deri në muajin prill, tha këtë të mërkurë kryeministri Giuseppe Conte, duke shtuar se ai pret që vaksina të ketë ndikim në ndalimin e përhapjes së pandemisë në fund të pranverës.

12:27
Elona kërkon ndihmë/ 14-vjeçarja vuan nga zemra. I duhet operacioni që kushton 200 mijë euro

Me përhapjen e virusit sarscov2 në Shqipëri, kur e gjithë vëmendja e përqëndrua aty, familja Bërdufi mësoi një lajm tronditës për vajzën e vogël të shtëpisë Elonën. Që prej marsit 14 vjeçarja nuk shkon më në shkollë prej një tjetër sëmundjeje.

12:24
Zgjerohet harta e variantit të ri të Covid-it/ Pikaset edhe në SHBA

Varianti i ri shumë ngjitës i koronavirusit, i cili për herë të parë është identifikuar në Mbretërinë e Bashkuar, është pikasur tani edhe në Shtetet e Bashkuara, Indi dhe Amerikën Latine.

12:20
10 herë më e lartë se shifra zyrtare/ Studimi i ri: Në Wuhan, 500 mijë të infektuar

Thuajse 5 përqind e njerëzve në qytetin kinez të Wuhanit mund të jenë infektuar me Covid-19, thotë një studim i kërkuesve në qendrën kineze për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.

12:18
“Sapo e firmosa”/ Rama: 250 mijë euro ndihmë për Kroacinë pas tërmetit

Kryeministri Edi Rama njofton se Shqipëria do të ndihmojë Kroacinë pas tërmetit të djeshëm me 250 mijë euro.

12:13
Tryeza e festës në kohë kovidi/ Këshilla për ushqimet që duhen konsumuar gjatë festës

Një nga mësimet që na dha Covid19-ta është se sistemi ynë imunitar dhe ushqyerja e kujdesshme, në mënyrë të vazhdueshme, janë faktorë të rëndësishëm, në përballjen me SarsCov2-shin.

12:13
(FOTO) Vendim historik në Argjentinë! Legalizohet aborti, festë në Buenos Aires

Argjentina është bërë vendi më i madh në Amerikën Latine, që legalizon abortin, pasi Senati miratoi ndryshimin historik në ligj me 38 vota pro dhe 29 kundër, e një abstenim. Aktivistët pro zgjedhjes, nisën menjëherë festën në Buenos Aires.

12:08
Ulen çmimet, por s’ka blerje/ Tregtarët: Pasojat e pandemisë, ky vit nuk krahasohet me të mëparshmit

Viti i Ri 2021 kësaj herë nuk do të pritet me tryezën plot. Ndryshe nga vitet e kaluar kësaj herë çmimet e fruta perimeve nuk janë rritur, pavarësisht kësaj tregtarët thonë se fuqi blerëse ka rënë.

12:07
Foto-video/ Rrjeti elektrik, bora pengesë në zonat malore. Ja rajonet më të prekura

Prej disa ditësh vendi është përfshirë nga një mot i keq, shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe dëbore, kryesisht në zonat e malësisë.

12:03
Sa viktima dhe sa të infektuar? Covid-19, si është situata në Amerikën Latine

Numri rasteve dhe vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në vendet e Amerikës Latine vazhdon të rritet.

11:55
Tërmeti në Kroaci/ Të paktën 7 viktima

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në tërmetin me magnitudë 6.4 që goditi Kroacinë qendrore të martën. Ekipet e shpëtimit kaluan gjithë natën në rrënojat e ndërtesave të dëmtuara në kërkim të të mbijetuarve.

11:52
Video/ Vlonjati sfidon temperaturat, plazh në dimër

Të sfidosh temperaturat; kjo është historia e një qytetari vlonjat i cili është parë të zhytet në det.

11:47
Kompania kineze Sinopharm: Vaksina është 79 përqind efektive ndaj COVID-19

Kompania farmaceutike kineze Sinopharm ka njoftuar se vaksina e saj është 70 përqind efektive ndaj koronavirusit të ri (COVID-19) dhe kërkon miratimin e shitjes nga autoritetet.

11:38
Thellohet misteri i masakrës! Vrasja e çiftit Pasho, një grua mund ta ketë ndihmuar Elona Kaleshin/ Flasin fqinjët

Mediat italiane kanë publikuar të tjera detaje në lidhje me masakrimin e çiftit shqiptar nga Vlora, trupat e të cilëve u gjetën brenda katër valixheve.

11:36
Nga nesër mbyllen aplikimet për karta identiteti dhe pasaporta, Ambasada Shqiptare në Greqi tregon kur rinis puna

Ambasada e Shqipërisë në Greqi njofton se do të mbyllen zyrat e aplikimit dhe shpërndarjes së kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike duke nisur nga dita e nesërme, 31 Dhjetor për tu rihapur më 5 Janar 2021.

11:35
Lezhë/ Arrestohet tregtari 56-vjeçar, tregtonte fishekzjarre dhe kapsolla me fuqi të lartë shpërthyese

Një 56-vjeçar në Lezhë, është arrestuar nga policia pasi tregtonte qindra fishekzjarre dhe kapsolla me fuqi të lartë shpërthyese. Në dyqanin e tij me artikuj ushqimorë në lagjen “Nënë Tereza”, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndësh piroteknike që konsiderohen të rrezikshme për jetën e qytetarëve nëse përdoren nga fëmijët apo persona të paautorizuar.

11:22
Vrasja e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames. Mbeten në burg Emiljano Shullazi, Viktor Ymeri dhe Indrit Rusi

Gjykata Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg dhënë nga shkalla e parë për Indrit Rusin, Emiljano Shullazin dhe Viktor Ymerin të dyshuar për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames ngjarje të ndodhura në shkurt të vitit 2005.

11:19
Vendimi për të kufizuar qeverinë/ Përfaqësuesit e opozitës: Institucionet e shkelën! Shpërndanë legalizime, Balluku u kamuflua me fjalën “tender”

Ditën e sotme, në mbledhjen e Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, epiqendra e bisedimeve ishte vendimi i KQZ-së për të kufizuar qeverinë, sa i takon dhënies së PPP-ve apo veprimtarive të tjera në periudhën parazgjedhore.

11:06
Italiani i Camorra-s ka 750 mijë euro pasuri në Shqipëri/ Arrestimi i tij në Durrës, Prokuroi çon për gjykim dosjen e Ferdinando Muollo-s

Prokuroria e Durrësit ka dërguan për gjykim dosjen penale ndaj italianit të Camorra-s, Ferdinando Muollo, i dënuar për vrasje në Itali, ndërsa në Shqipëri akuzohet për pastrim të parave.

10:55
“Fundi i kësaj pandemie mund të jetë në pranverë”, Matt Hancock jep lajmin e madh pas aprovimit të vaksinës Oxford-AstraZeneca

Aprovimi i vaksinës “Oxford-AstraZeneca” duket se e ndryshon tërësisht lojën për përhapjen e koronavirusit në Britaninë e Madhe. Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock u shpreh se aprovimi i vaksinës kundër Covid-19 tregon se programi i vaksinimit mund të përshpejtohet.

10:55
Ishte në makinë me gruan dhe vajzën/ Ekzekutohet bashkëpunëtori i El Chapo-s, e qëlluan mbi 50 herë

Një nga bashkëpunëtorët e bosit meksikan të drogës, Joaquin Guzman, i njohur si “El Chapo” është ekzekutuar në sy të së shoqes dhe vajzës 8-muajshe.

10:45
Rekord në Gjermani/ Regjistrohet numri më i lartë i vdekjeve ditore nga COVID-19

Gjermania gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 1.129 viktima të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), shifër më e lartë ditore që nga shpërthimi i pandemisë.

10:43
Akademia e Shkencave: Mbi 50% e popullsisë së Tiranës janë imunë ndaj koronavirusit

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka prezantuar sot rezultatet mbi fazën e dytë të studimit seroepidemiologjik për gjendjen e imunitetit të popullsisë në situatën e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, sipas të dhënave prej depistimit.

10:37
Mal i Zi/ Arrestohet ish Ministri i Shëndetësisë, reagon ashpër Abazoviç: Nuk ka të paprekshëm!

Ish Ministri i Shëndetësisë dhe Ambasadori i Malit të Zi në Poloni, Budimir Segrt është arrestuar ditën e djeshme.

10:29
Të gjithë lojtarët e Serie A mund të detyrohen të vaksinohen për Covid-19

Komisioni mjekësor i FIGC do të vlerësojë mundësinë për t’i dhënë çdo futbollisti profesionist në Itali një vaksinim për COVID-19.

10:28
Ruçi, pret delegacionin e PDK: Kuvendi i Shqipërisë do të vazhdojë të kontribojë për mbrojtjen e të vërtetës për Luftën Çlirimtare të Kosovës

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti sot delegacionin e PDK, të kryesuar nga z. Enver Hoxhaj, Kryetar në detyrë i partisë. Në takim moren pjesë Zëvëndëskryetari i PDK, z. Xhavit Haliti, dhe Sekretari e Përgjithshëm, z. Uran Ismaili.

10:23
Infermierja infektohet me koronavirus pasi merr dozën e parë të Pfizer, si e shpjegon mjeku rastin e saj

Historia e një infermiereje që rezultoi pozitive me koronavirus pasi u vaksinua i ka shokuar të gjithë. Matthew W., një infermiere 45-vjeçare që shërben në një spital të San Diegos, mori dozën e vaksinës së Pfizer me 18 Dhjetor dhe tha se i vetmi efekt anësor që ka përjetuar është dhimbja e krahut.

10:14
Fier/ Aksidentoi për vdekje 60-vjeçaren, arrestohet 34-vjeçari

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi aksidentoi dy këmbësore njëra prej të cilave ndërroi jetë në spital.

10:09
Kosova, e gatshme të dërgojë FSK-në në Kroaci pas tërmetit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, i ofroi mbështetje Kroacisë pas tërmetit të fuqishëm, që goditi këtë vend më 29 dhjetor.

10:04
Foto/ Efektivët e policisë së Kosovës shihen duke ushtruar dhunë ndaj dy vajzave të mitura, ja çfarë ndodhi

Policia e Kosovës ka reaguar pasi në media janë shpërndarë pamjet që tregojnë dy efektive të Policisë duke ushtruar dhunë fizike ndaj dy vajzave në Vushtrri.

09:55
Shuhet në moshën 84-vjeçare gjuhëtari i njohur shqiptar, Mehmet Çeliku

Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare Prof. Dr. Mehmet Çeliku, gjuhëtar i shquar dhe titullar i disa lëndëve gjuhësore.

09:50
Krujë/ Arrestohet 54-vjeçari, sekuestrohen armë zjarri dhe municion luftarak

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

09:42
​Ish-trajneri i Real Madridit bëhet me klub të ri

Santiago Solari ka marrë rolin e parë si trajner, që nga koha e tij e pasuksesshme në Real Madrid duke marrë drejtimin e Club America-s.

09:37
Kosovë/ Për 24 orë, policia dënoi 539 qytetarë për mosrespektim të masave antiCOVID

Policia e Kosovës ka vazhduar me shqiptimin e gjobave për shkelësit e masave antiCOVID.

09:33
Kështu duket sot Petrinja, qyteti kroat i goditur fuqishëm nga tërmetet

Kroacia u godit nga një tërmet i fortë gjatë ditës së martë.

09:25
​Koeman: Nuk jemi më në luftë për titull

Ronald Koeman pranon se do të jetë “shumë e vështirë” për skuadrën e tij të Barcelonës të sfidojë Atletico Madridin dhe Real Madridin për titullin e LaLigas këtë sezon.

09:20
Tërmete të tjera godasin Kroacinë

Herët këtë mëngjes, Kroacia u trondit edhe nga tre tërmete të tjera, me epiqendër në zonën e Petrinjës.

09:12
Heqja e flamurit turk nga hidrocentrali në Qafë Mollë në 2017-n/ Gjykata e Lezhës dënon me dy vite burg emigrantin

Gjykata e Lezhës ka dënuar me dy vite burg Leon Mollën si iniciator të një proteste në vitin 2017 ku u hoq flamuri turk nga hidrocentrali në Qafë Mollë të Mirditës.

08:57
Lezhë/ Qëlluan me armë zjarri në ajër, arrestohen dy të rinjtë (sekuestrohen armët)

Shërbimet e DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, pas njoftimit të marrë se në fshatin Gajush, Lezhë, kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

08:52
Kosova do të humbasë mbështetësin më të madh në Kongres

Kosova do ta humbasë mbështetësin e saj më të madh në Kongresin amerikan kur përfaqësuesi Eliot Engel të largohet në muajin janar, pas më shumë se tri dekadash në detyrë.

08:47
Opinion: Moska nën presion: Politika e ardhshme e Rusisë e presidentit Biden

Vladimir Putin ende demonstron qetësi. Por presidenti i ri në Shtëpinë e Bardhë nuk do t’ia bëjë të lehtë jetën kreut të Kremlinit, ndërkohë që vetë Joe Biden ka bërë disa gabime, mendon Miodrag Soric.

08:42
Koment: Po tani Amerikë?

Katër vjet bota ndodhej në lakun e llogarisë në Twitter të Donald Trump. Ndonëse ai duhet të largohet tani, një kthim në atë si ka qenë nuk do të ketë. Nuk i dihet, se si do të zhvillohet vërtetë SHBA, mendon Ines Pohl.

08:37
Kthesë historike! Aborti në Argjentinë, senati voton pro

Kongresi i Argjentinës ka legalizuar abortet deri në javën e 14-të të shtatzënisë.

08:31
Tiranë/ Mjeti del nga rruga, humb jetën 46-vjeçari

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.

08:29
​Kreu i PDK sot në Tiranë, takon liderët e politikës

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga nënkryetari Xhavit Haliti dhe sekretari Uran Ismaili, do të qëndrojë sot në Shqipëri ku do të pritet në takime të veçanta nga krerët e shtetit.

08:16
Covid-19/ Lajm i mirë! Vaksina e AstraZeneca aprovohet për përdorim!

Vaksina e koronavirusit e krijuar nga shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit është aprovuar për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar.

07:59
Studimi/ 5% e popullsisë në Wuhan ka qenë të infektuar me Covid-19

Një studim i publikuar së fundi thotë se pothuajse 5% e popullsisë së Wuhan-it mund të kenë qenë e infektuar me Covid-19. Kjo ishte deklarata e Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve pas një hulumtimi të bërë.

07:36
Reshje në të gjithë territorin dhe rritje e lehtë temperaturash, ky është parashikimi i motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i vranët që do të sjellë reshje në të gjithë territorin, ku me intensitetin më të lartë do të jenë në zonat jugore gjatë pasdites. Në zonat e thella malore reshjet do jenë në formën e borës.

06:58
Si të përdorni lëngun e limonit për lëkurë të butë dhe të shëndetshme

Lëngu i Limonit është fantastik për shëndetin e gjithë organizmit përfshirë dhe shëndetin e lëkurës gjithashtu. Nëse konsumoni më shumë limon lëkura juaj do të marrë shkëlqimin e shëndetit. Limoni është i pasur me vitaminë C që mban larg rrudhat dhe hidraton lëkurën. Vitaminat dhe mineralet janë pasuria më e madhe që na ofrojnë limonët duke u transformuar në një prej frutave më të shëndetshme.

06:39
Kos, mjaltë, arra në mëngjes për fuqi gjatë ditës

Informacionet për vlerat shëndetësore të mjaltit dhe kosit janë të panumërta. Por kombinimi i të dyjave së bashku është shembull i besimit se bashkimi bën fuqinë.

06:06
Problemet me tiroiden/ Shkak 2 toksina që i hasni shpesh

Problemet me tiroiden janë shumë më të theksuara tek gratë dhe shumë më të shpeshta vitet e fundit. Për përhapjen e kësaj sëmundje, zyrtarët e shëndetit fajsojnë 2 toksina me të cilat mund të haseni çdo ditë.

04:59
SHBA/ Raportohet rasti i parë me mutacionin e ri të Covid-19 që u zbulua në Britani

Rasti i parë i raportuar në Shtetet e Bashkuara i variantit të ri të COVID-19 që është parë në Britani, është zbuluar në Kolorado, njoftoi të martën guvernatori i këtij shteti, Jared Polis.

04:36
Larmia etnike në Xhorxhia dhe gara për Senatin amerikan

Komuna Gwinnett ndodhet rreth 25 km në verilindje të Atlantës dhe është një ndër lagjet periferike më të populluara të qytetit më të madh të Xhorxhias. Në nëntor, demokrati Joe Biden siguroi 58% të votave në këtë komunë duke e ndihmuar të siguronte fitoren e ngushtë në këtë shtet.

04:04
SHBA, McConnell shtyn votimin për pagesat ndaj familjeve për COVID-in

Udhëheqësi i shumicës së Senatit amerikan Mitch McConnell të martën i kërkoi Senatit të anashkalojë veton e Presidentit Donald Trump ndaj një projektligji prej 740 miliardë dollarësh për politikat e mbrojtjes, duke thënë se plani i financimit të ushtrisë amerikane nuk mund të lejohet të dështojë.

03:27
DASH miraton shitjen e mundshme të 3 mijë bombave inteligjente Arabisë Saudite

Departamenti i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të 3,000 municioneve të telekomanduar me precizion Mbretërisë së Arabisë Saudite në një marrëveshje me vlerë deri në 290 miliardë dollarë, tha Pentagoni të martën.

03:03
SHBA/ Analistët: Dialogu Uashington-Phenian në udhëkryq

Përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për t’i bërë presion Koresë së Veriut që të heqë dorë nga programi bërthamor nuk shënuan përparim në vitin 2020, pas ndërprerjes së negociatave të udhëhequra nga SHBA dhe me shpërthimin e pandemisë së koronavirusit. Dhe megjithëse shqetësimi se Pheniani do të bënte prova të reja bërthamore ose me raketa nuk u realizua, shumë nga përpjekjet e Seulit për të shtuar komunikimin me regjimin koreano-verior përfunduan pa rezultat.

02:44
Panik nga tërmeti edhe në Slloveni/ Deputetët u larguan me vrap nga Parlamenti

Tërmeti i fuqishëm i magnitudës 6.4 që goditi Kroacinë, është ndjerë edhe në Slloveni. Lëkundjet e tokës ndodhën në kohën kur po zhvillohej një seancë parlamentare. Të trembur, deputetet në sallë çohen nga vendi dhe largohen me vrap.

02:20
Si të shmanget vala e 3-të? Britania e Madhe duhet të vaksinojë 2 milion njerëz në javë

Britania duhet të vaksinojë 2 milionë njerëz në javë për të shmangur një valë të tretë të shpërthimit të koronavirusit – është përfundimi i një studimi nga universiteti i Londrës për higjenën dhe mjeksinë tropikale.

01:55
Vaksinohet Kamala Harris/ Zv-presidentja e ardhshme e SHBA mori vaksinën e Moderna

Zëvendespresidentja e zgjedhur e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, u bë politikania e fundit amerikane që mori vaksinën kundër koronavirusit. Harris mori vaksinën e krijuar nga kompania Moderna, ndërsa ngjarja u transmetua drejtpërdrejt në televizion.

01:30
Maqedoni, virusi po humbet fuqi/ Bie numri i të infektuarve, por edhe i viktimave

Maqedonia e Veriut prej një jave po shënon rënie të numrit të të infektuarve me COVID-19, por edhe të viktimave nga kjo sëmundje.

01:06
Nuk ka merkato dimri te Reali, Perez e Zidane planifikojnë blerje të bujshme në verë

Ndërkohë që shumë skuadra mezi presin hapjen e merkatos së janarit, për të bërë riparimet e nevojshme, te Reali i Madridit nuk kanë ndërmend të angazhohen aspak këtë dimër, si për afrime ashtu edhe për largime.

00:45
Rashford vendimtar, Man.United mposht Wolves dhe ngjitet i dyti

Një gol i Marcus Rashford në minutën e 93-të i ndihmuar edhe nga devijim i pafat i Saiss i dha fitoren Manchester United që e mbylli vitin 2020 në mënyrën më të mirë.

00:22
Arsenali fiton sërish, Leeds United dhuron spektakël

Moment pozitiv për Arsenalin në Premier League me topçinjtë që regjistruan fitoren e 2-të radhazi. Pas triumfit në derbin e Londrës ndaj Chelsea-t, skuadra e Artetës arriti të fitojë minimalisht me shifrat 0-1 ndaj Brighton.

00:21
Sevilla fiton dhe parakalon Villarealin në renditje

Sevilla theu tersin e përballjeve direkte ndaj Villarealit duke e mbyllur vitin 2020 me një fitore të rëndësishme.

E martë, 29 Dhjetor 2020
23:57
2020-ta mbyllet keq për Barçën, ndalet nga Eibar në Camp Nou

Viti 2020-të mbyllet në mënyrën më të keqe për Barcelonën. Pa Lionel Messin i lënë jashtë nga trajneri Ronald Koeman blaugranat nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në Camp Nou ndaj Eibar dhe nëse Atletico dhe Reali i Madridit fitojnë sfidat e tyre të mërkurën atëherë blaugranat do të humbasin akoma më shumë terren me kreun e renditjes që për momentin ndahet nga dy skuadrat e Madridit.

23:43
TOP STORY/ Trafikantët arabë që maskohen si investitorë, zbulohen zyrtarët e lartë të policisë të përfshirë

Shqipëria është shndërruar në urë kalimi për emigrantët që vijnë nga Lindja e Mesme dhe bazë e rëndësishme e trafikut të klandestinëve.

23:39
TOP STORY/ Skema që zhvati qindra milionë euro, si u futën në kurth shqiptarët përmes kredive

Në dokumentarin me dy seri “zhvatje përmes kredive”, Top Story zbërtheu një skemë të gjerë abuzimi qindra milionë euro ndaj qytetarëve.

23:33
TOP STORY/ Rrëfime tronditëse dhe dosje ekskluzive, historitë e bujshme të zhdukjes së 5 fëmijëve

Qindra fëmijë janë zhdukur ndër vite, shumë prej tyre për të mos u gjetur më kurrë.

23:30
TOP STORY/ Interesat miliarda euro të grekëve në detin territorial shqiptar dhe prapaskenat e negociatave

Greqia ka hedhur edhe njëherë sytë e zgjerimit drejt detit territorial shqiptar në Jon.

23:28
TOP STORY/ Të dyshuarit për ekzekutimin e gjyqtarit Konomi, pronat e mafias dhe politikanëve te Gjiri i Lalzit

Gjiri i Lalzit konsiderohet oazi i politikanëve, njerëzve me pushtet dhe bosëve të krimit. Një pjesë e madhe e vilave luksoze, janë ngritur mbi gjakun e ish-gjyqtarit Skerdilajd Konomi, i ekzekutuar në mënyrë makabre me tritol për konfliktet e pronave buzë Adriatikut.

23:24
TOP STORY/ Seriali me 150 vrasje në Tropojë, motrat Haklaj rrëfejnë tradhtinë brenda familjes

Një histori që ka prodhuar mbi 150 viktima dhe mban ende gjallë betimet për hakmarrje. “Haklajt e Tropojës”, dokumentari me 3 seri solli rrëfimin ekskluziv të Zylfije dhe Aishe Haklaj, motrave të familjes së vënë në qendër të përplasjeve në Tropojë të nisura 22 vite më parë.