“Fundi i kësaj pandemie mund të jetë në pranverë”, Matt Hancock jep lajmin e madh pas aprovimit të vaksinës Oxford-AstraZeneca

30/12/2020 10:55

Aprovimi i vaksinës “Oxford-AstraZeneca” duket se e ndryshon tërësisht lojën për përhapjen e koronavirusit në Britaninë e Madhe. Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock u shpreh se aprovimi i vaksinës kundër Covid-19 tregon se programi i vaksinimit mund të përshpejtohet.

Hancock foli për median “Sky News”, ku theksoi se shpejtësia e shpërndarjes së Covid-19 tek njerëzit bazohet tek sasia e dozave të vaksinave që mund të prodhohen në një periudhë të shkurtër kohore.

“Programi i vaksinimit do të nisë më 4 Janar dhe do të përshpejtohet në javët e para të vitit të ardhshëm. Shërbimi i Shëndetit Kombëtar në Angli (NHS) do të qëndrojë gati me qëllim që fundi i kësaj pandemie të jetë në pranverë. NHS pritet të shpërndajë vaksinën tek njerëzit në mënyrë sa më të shpejtë pasi të prodhohet në sasi të mëdha”, tha Hancock.

Deklarata e Sekretarit të Shëndetësisë mund të konsiderohet një lajm i mirë për britanikët pasi spitalet kanë arritur thuajse në kolaps dhe numri i pacientëve të infektuar me Covid-19 është më i larti që prej fillimit të pandemisë. Gjatë ditës së sotme, pritet që Matt Hancock të mbajë një konferencë ku do të deklarojë nëse do të ketë ndryshim të masave kufizuese në zonat më të prekura.

Top Channel