Si të shmanget vala e 3-të? Britania e Madhe duhet të vaksinojë 2 milion njerëz në javë

30/12/2020 02:20

Britania duhet të vaksinojë 2 milionë njerëz në javë për të shmangur një valë të tretë të shpërthimit të koronavirusit – është përfundimi i një studimi nga universiteti i Londrës për higjenën dhe mjeksinë tropikale.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Britania ka pasur më shumë se 71,000 vdekje nga koronavirusi dhe ka regjistruar që nga e hëna mbi 2.3 milionë raste me COVID-19.

“Sipas skenarit më të skajshëm, nëse e gjithë Anglia dhe shkollat do të mbylleshin gjatë janarit dhe do të vaksinoheshin 2 milionë individë në javë, do të arrihej të zvogëlohej ngarkesa maksimale e reparteve të emergjencës nën nivelet që u shënuan gjatë valës së parë,” thuhet në studim. Sipas hartuesve te tij, vaksinimi i 2 milionë njerëzve në javë “parashikohet të ketë një ndikim shumë më thelbësor”.

Kryeministri Boris Johnson dhe këshilltarët e tij shkencorë thonë se një variant i koronavirusit, i cili mund të jetë deri në 70% më i transmetueshëm, po përhapet me shpejtësi në Britani, megjithëse nuk mendohet të jetë më vdekjeprurës ose të shkaktojë sëmundje më të rëndë.

Kjo nxiti masa më të rrepta kufizuese për Londrën dhe Anglinë juglindore, ndërsa planet për të lehtësuar përhapjen e virusit gjatë Krishtlindjeve në të gjithë vendin u minimizuan në mënyrë drastike ose u hoqën plotësisht.

Top Channel