Izraeli dërgon trupa në Azerbajxhan/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës 05/06 23:00
Italia synon të vaksinojë 10 deri në 15 milion njerëz kundër COVID-19 deri në muajin prill, tha këtë të mërkurë kryeministri Giuseppe Conte, duke shtuar se ai pret që vaksina të ketë ndikim në ndalimin e përhapjes së pandemisë në fund të pranverës.
“Ne do të shohim një efekt të rëndësishëm me 10 deri në 15 milion njerëz të vaksinuar, jo para prillit”, u tha Conte gazetarëve në konferencën për shtyp të fundit për këtë vitit.
Operatorët shëndetësorë dhe të moshuarit do të marrin vaksinat e para të koronavirusit në Itali. Ata do të ndiqen nga qytetarët me sëmundje kronike.
Burimi: Reuters
Top Channel