Ishte në makinë me gruan dhe vajzën/ Ekzekutohet bashkëpunëtori i El Chapo-s, e qëlluan mbi 50 herë

30/12/2020 10:55

Një nga bashkëpunëtorët e bosit meksikan të drogës, Joaquin Guzman, i njohur si “El Chapo” është ekzekutuar në sy të së shoqes dhe vajzës 8-muajshe.

Ignacio Paez Soto, nofkat e të cilit ishin “El Nacho” dhe “C1” ishte pjesë e kartletit të Sinaloa-s. Ai ndodhej brenda makinës, së bashku me gruan dhe vajzën 8-muajshe, kur një grup personash nisën të qëllonin nga jashtë parkingut të një dyqani në Caborca, Sonora në Meksikën veriore.
Në drejtim të tij u qëllua më shumë se 50 herë dhe Ignacio u deklarua i pajetë në vendngjarje.

Nga sulmi mbeti e plagosur gjithashtu edhe vajza e tij, e cila mori një plagë në krah dhe u dërgua menjëherë në një spital nga Kryqi i Kuq. Dëshmitarët thanë për hetuesit se kishin parë autorët të zbrisnin me shpejtësi nga një Jeep Cherokee dhe të mbanin në duar pushkë ushtarake. Ata qëlluan drejt Volkswagen Passat të Paez-it e më pas u arratisën.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel