Lagja e re në Thumanë ku po ndërtohen shtëpitë e reja individuale, çdo ditë që kalon është duke marrë formën e plotë.

Për të disatën herë edhe paraditen e të mërkurës, kryeministri Edi Rama pa ecurinë e ndërtimit të 158 banesave individuale, ku priten të akomodohen 278 familje nga Thumana e fshatrat përreth.

“Kjo një, Fushë-Kruja dy dhe plus të gjitha këto do të jenë modele komplet të reja, fare pa lidhje nga ajo çfarë është bërë 30 vjet dhe do t’i japin një sens tjetër komplet mënyrës se si duhet parë ndërtimi dhe si duhet parë bashkëjetesa në zonat rurale”, deklaroi Rama.

Ndërsa në Derven të Fushë-Krujës, është drejt përfundimit shkolla Kastrioti.

 

Top Channel