Elona kërkon ndihmë/ 14-vjeçarja vuan nga zemra. I duhet operacioni që kushton 200 mijë euro

30/12/2020 12:27

Me përhapjen e virusit sarscov2 në Shqipëri, kur e gjithë vëmendja e përqëndrua aty, familja Bërdufi mësoi një lajm tronditës për vajzën e vogël të shtëpisë Elonën. Që prej marsit 14 vjeçarja nuk shkon më në shkollë prej një tjetër sëmundjeje.

Enida Bërdufi: Në karantinë siç rrinim të gjithë familjarët aty e kuptova që Elena kishte diçka qe nuk shkonte, kishte marrje fryme , këputje … çfarë nuk na shkonte në mendje se ishim të traumatizuar prej virusit. Helmim nuk kishte as virus por kishte diçka që as unë se besoj, kur mjeku tha duhet ta çojmë me urgjencë ma shpjegonin por prapë se pranoja që fëmija ime vuante nga zemra…

E diagnostikuar me kardiomiopati e dilatuar, formë e rëndë 14 vjeçarja duhet të kryejë ndërhyrje në zemër, por ky operacion i ndërlikuar nuk mundësohet në spitalet shqiptare .

Enida Bërdufi: Ilaçet janë sa me qenë Elena në këmbë. Doktoresha ka thënë se vetëm jashtë shtetit mund të bëhet në Turqi ose Itali, shkon 200 mijë euro. Ku ti gjesh ato të ardhura? Do mendosh për pjesën e lekut dhe dhembshuria e fëmijës, dhimbje e dyfishtë. Kush nga 50 kush nga 100 që na kanë ndihmuar deri tani, imagjino me shku jashtë shtetit…

Koha për Elonën është më e çmuar se kurrë tani. Ajo pas përmirësimit del nga spitali por gjendja e saj përkeqësohet në banesë, ndaj ndërhyrja duhet të kryhet sa më shpejt.

“Thjesht na ka thënë mjekja nëse sheh diçka të çuditshme kur vjell do e sjellësh me shpejtësi. Nga Kavaja të çosh me urgjencë një fëmijë me zemër? Nga momenti në moment ca s’mund të ndodh!! Ca mund ti bëj unë fëmijës në shtëpi vetë?? Serumin s’ia bëj dot”, thotë ajo.

Netëve pagjumë, me frikën nga koha që kalon dhe vuajtjet e të bijës shtohen, Enidën e shoqërojnë lutjet, të cilat ua drejton edhe juve.

“Nuk dua asgjë vetëm të shpëtoj fëmijën, ta kuroj e të jetë si gjithë shoqet. “, thotë e ëma.

“Ju lutem të shërohem sa më shpejt”, shprehet Elona.

Numri i kontaktit: 0695105889

Llogaria Bankare: 

Top Channel