Spahn: Vaksina AstraZeneca së shpejti do të regjistrohet edhe në BE

30/12/2020 13:23

Gjermania ka ende një numër të lartë të infektuarish me virusin korona, i cili nuk lejon që masat ekzistuese të shfuqizohen, jeta të kthehet në normalitet dhe regjistrimi i vaksinës së re nga AstraZeneca, i cili pritet në BE, mendohet të kontribuojë për këtë, thonë zyrtarët gjermanë.

“Numri i të infektuarve me COVID-19 është ende i lartë, i cili tani për tani nuk lejon kthimin në normale,” tha ministri i Shëndetësisë Jens, Spahn sot, raporton Reuters.

Pas miratimit të sotëm në Britaninë e Madhe të vaksinës antikoronavirus, të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca, Spahn tha se ai priste “përpunim të plotë dhe të shpejtë të regjistrimit nga organi kompetent në Bashkimin Evropian, në mënyrë që vaksina të futet në BE”.

Gjermania deri më tani ka regjistruar 1.69 milionë raste dhe 32.267 vdekje nga COVID-19.

Top Channel