Një studim i publikuar së fundi thotë se pothuajse 5% e popullsisë së Wuhan-it mund të kenë qenë e infektuar me Covid-19. Kjo ishte deklarata e Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve pas një hulumtimi të bërë.

Popullsia e qytetit kinez përllogaritet afërsisht në 11 milionë, që do të thotë se pothuajse 500 mijë persona e kanë pasur virusin. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë numri i të infektuarve në Wuhan do të ishte 10 herë më i lartë.

Autoritetet në Wuhan kanë raportuar për 50 mijë e 354 raste, por ata nuk kanë bërë pjesë të këtij numërimi të infektuarit asimptomatik. Kërkuesit gjetën antitrupa me shkallë prevalence 4.43% në Wuhan dhe me shkallë prevalence 0.44% në kufi të provincës Hubei.

Ky studim është publikuar pak para se disa shkencëtarë ndërkombëtarë të investigojnë në Wuhan për origjinën e virusit. Kujtojmë që Kina më herët është akuzuar nga shtetet e tjera për mungesë transparence ndaj virusit.

Top Channel