Vdekja e papritur e kampionit të notit Klavio Meça/ Motra 12 vjeçare e vendosur të ecë në hapat e vëllait

30/12/2020 14:45

Pak ditë më parë u nda nga jeta në mënyrë të papritur notari Klavio Meça. Në emisionin “Shqipëria live”, të afërmit kujtojnë Klavion dhe tregojnë për suksesin e motrës vetëm 12 vjeçe.

Të afërmit thonë se, Kaltra, motra e Klavios, trajnohej në bazë të planit që i bënte Klavio.

Mësuesi që ka trajtuar Klavion, Sadik Mema po trajnon tani edhe 12 vjeçaren: “Për momentin është notarja më e mirë që stërvitet në Shqipëri, pasioni dhe karakteri i saj është i jashtëzakonshëm. Që tani është kampione, ka rreth 30 rekorde kombëtare” .

Tezja thotë se tani që vëllai nuk është më, Kaltra është akoma më e vendosur për t’u marrë me notin dhe për t’u stërvitur pa ndalim.

Sadiku kujton që pavarësisht se jetonte në Amerikë ku studionte dhe punonte, Klavio nuk ka munguar në aktivitetet kombëtare shqiptare, të çdo viti. “Ka qenë notari kryesor i garave në stilin e lirë”.

Ndërkohë, pas lajmit të hidhur, shokët e Klavios dhe dekani i universitetit ku ai studionte së bashku me ambasadoren e Shqipërisë në Amerikë po mblidhnin para për të ndihmuar familjen e 24 vjeçarit. Familjarët sqarojnë në “Shqipëria live”: “Duam të sqarojmë së nisma dashamirëse solidare nuk ka të bëjë me nevojën tonë personale për mbështetje financiarepor me shprehjen e mirënjohjes së tyre ndaj Klavios si notar dhe student i ekselencës. Deklarojmë se një pjesë e solidaritetit ndaj birit tonë do të shkojë për dikë që ka më shumë nevojë financiare”.

Klavio Mema dyshohet se vdiq nga një arrest kardiak.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel