Një histori që ka prodhuar mbi 150 viktima dhe mban ende gjallë betimet për hakmarrje. “Haklajt e Tropojës”, dokumentari me 3 seri solli rrëfimin ekskluziv të Zylfije dhe Aishe Haklaj, motrave të familjes së vënë në qendër të përplasjeve në Tropojë të nisura 22 vite më parë.

Në këto seri, Top Story zbërtheu serialin e hakmarrjeve mes fiseve të Tropojës, konfliktin e Haklajve me Azem Hajdarin, motivet e përplasjeve dhe interferimin e luftës së Kosovës.

Për herë të parë, motrat Haklaj rrëfyen dyshimet për tradhëti brenda familjes, që i kushtoi nxjerrjen në pritë të Fatmir Haklajt, ku dhe humbi jetën.

Emisioni i plotë:

Top Channel