
Heineken, sponsor zyrtar i “UEFA Conference League” bashkë me tifozat në emocionet e finales së madhe
26/05 21:23
Sevilla theu tersin e përballjeve direkte ndaj Villarealit duke e mbyllur vitin 2020 me një fitore të rëndësishme.
Në Ramon Sanchez Pizjuan skuadra e Julen Lopeteguit që nuk triumfonte prej 5 takimesh ndaj Villarealit, triumfoi me rezultatin e pastër 2-0 duke i marrë pikërisht vendin në renditje, skuadrës së Unai Emery.
Sevilla regjistroi fitoren e 3-të në 4 ndeshjet e fundit teksa arriti të zhbllokonte shifrat shumë shpejt me një gol të Lucas Ocampos me penallti. Fitoren e Sevillas e vulosi El Nesyri në minutën e 53-të.
Me këtë sukses Sevilla u ngjit në vendin e 4-t me 26 pikë po aq sa edhe Villareali që zbriti në vendin e 5-të.
Top Channel