Thellohet misteri i masakrës! Vrasja e çiftit Pasho, një grua mund ta ketë ndihmuar Elona Kaleshin/ Flasin fqinjët

30/12/2020 11:38

Mediat italiane kanë publikuar të tjera detaje në lidhje me masakrimin e çiftit shqiptar nga Vlora, trupat e të cilëve u gjetën brenda katër valixheve.

Raportohet se Elona Kaleshi, ish-e dashura e djalit të të ndjerëve ka pasur të paktën një bashkëpunëtore në kryerjen e vrasjes së dyfishtë të Shpëtimit dhe Teuta Pashos. Bëhet fjalë për një vajzë tjetër, e cila është përfshirë gjithashtu në krim.

Elona Kaleshi u arrestua më 22 dhjetor me urdhër të prokurores Ornella Galeotti me akuzat e vrasjes, fshehjes dhe masakrimit të kufomave. Njëri nga tre dëshmitarët në pallatin ku ka ndodhur krimi pohon se ka parë vajza duke dalë nga banesa, duke treguar edhe njëherë se Elona Kaleshi nuk ka vepruar e vetme, por me të paktën  një bashkëpunëtore tjetër grua.

Për gjykatësin hetues të Firences, Angelo Antonio Pezzuti, shqiptarja 36-vjeçare vrau dhe masakroi 54-vjeçarin Shpëtim dhe 52-vjeçaren Teuta Pasho, që u zhdukën në vitin 2015, eshtrat e të cilëve u gjetën në katër valixhe, midis 10 dhe 15 dhjetorit, në një fushën ngjitur me burgun Sollicciano, në periferi të Firences, në të cilën djali i tyre kishte vuajtur dënimin.

Kështu dyshohet se një grua mund ta ketë ndihmuar atë në transportimin e valixheve. Për më tepër, është e vështirë të besosh se ish e dashura mund të ketë bërë gjithçka vetëm. Kujtojmë se Shpëtim Pasho u vra në gjumë me një goditje në fyt, e ndërsa Teuta kishte shenja dhe hematoma të një rrahjeje të rëndë.

Djali i çiftit, Taulanti, i burgosur në Sollicciano për krime droge, u lirua nga burgu më 2 nëntor 2015, ndërsa prindërit e tij u zhdukën një ditë më parë dhe provat tregojnë se personi i fundit që i pa ata ishte Elona.

Në urdhrin e gjyqtarit hetues ka dëshmi të bashkëpronarëve të ndërtesës në Fontana, që panë Elonën të mbante katër ditë pas zhdukjes së bashkëshortëve, valixhe me erë të keqe, nga e cila derdhej gjak.

Elona gjithashtu kishte detyruar një nga vajzat e çiftit, Viktorian të gënjente duke thënë se prindërit e saj kishin fjetur me të në Castelfiorentino para se ata të zhdukeshin.

Elona e mori shtëpinë me qira duke thënë se do t’i duheshin disa javë për t’u trajtuar në spitalin aty pranë, pasi kishte një shtatzëni me rrezik të lartë. Pronari mendoi se valixhja e gjetur në dhomë, e cila mbante erë të padurueshme, fshihte një fetus të abortuar.

 

FOTO GALERI
1/15

Top Channel