Covid-19, Tajvani do të sigurojë deri në 20 milionë doza të vaksinës

30/12/2020 14:28

Tajvani sot njoftoi se është duke punuar për të blerë deri në 20 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19.

“Bazuar në ashpërsinë e vazhdueshme të COVID-19 dhe trendit të rishfaqjes, vaksinimi është strategjia më urgjente dhe e domosdoshme për parandalimin dhe kontrollin e pandemisë në të ardhmen”, tha në një deklaratë Qendra e Komandës për Epideminë.

Përveç nënshkrimit me COVAX, iniciativë ndërkombëtare për qasje të barabartë në vaksinat në të gjithë botën, qeveria po blen doza nga prodhuesit ndërkombëtarë si dhe duke ndërmarrë prova për prodhimin vendor.

Më tej thuhet se 4.76 milionë doza përmes COVAX dhe 10 milionë doza vaksine të zhvilluara nga Oxford-AstraZeneca pritet të mbërrijnë në Tajvan deri në mars të vitit 2021.

“Jemi në negociata me disa prodhues të vaksinave që kanë kryer tashmë prova klinike të Fazës së III-të”, theksohet më tej.

Ndërkohë, vendi prej 24 milionë banorësh regjistroi rastin e parë të variantit të ri të koronavirusit që thuhet të jetë më ngjitës. Ministri i Shëndetësisë, Chen Shih-chung tha se një adoleshent i cili arriti nga Londra të dielën ka dalë pozitiv për variantin e ri.

Tajvani ka raportuar 797 infeksione dhe shtatë vdekje që nga shpërthimi.

Top Channel