Foto Ilustruese

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.

Policia njofton se dje rreth orës 23:20, në vendin e quajtur “Bishti i zhurit”, mjeti me drejtues shtetasin A.F., ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i mjetit shtetasi A.F., 46 vjeç.

Ndërkohë policia bën me dije se vijon puna me grupin hetimor dhe shërbimet e policisë për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes .

Top Channel