E enjte, 05 Nëntor 2020
20:41
Dukesha britanike ​Meghan Markle hyn në histori

Dukesha britanike Meghan Markle ushtroi të drejtën e saj për të votuar në zgjedhjet presidenciale të SHBA.

20:39
“Dëgjova zërin e Zotit që më thirri drejt vetes”, rrëfimi rrëqethës i Motër Kimetes

Kimete Kleja, e njohur ndryshe si motër Kimetja ishte e ftuar këtë pasdite në studion e emisionit “Ftesë në 5”.

20:34
Gjithmonë të martën/ Disa kuriozitete mbi zgjedhjet

Në përgjithësi në Amerikë, të premteve dhe te martave nuk martohesh dhe as nuk merr pushimet, por ama votohet. Zgjedhjet presidenciale amerikane mbahen gjithmonë të martën, pas të hënës së parë të muajt nëntor.

20:24
​Eliot Engel i bën thirrje SHBA-së që të ekzaminojë punën e Speciales

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engel deklaroi se Hashim Thaçi tregoi respektim ndaj ligjit kur dha dorëheqje nga posti i të parit të vendit për t’u përballur me drejtësinë, ndërsa shtoi se Kongresi do të përcjellë nga afër punën e Speciales që të sigurohet se po i përmbahet ligjit dhe po respekton të drejtat e të akuzuarve.

20:18
Debat i fortë në “Për’Puthen”/ Djemtë revoltohen: T’i pres flokët të lë pa flokë… Ik ore palaço…

Pas takimit të Teas dhe Beartit, Arjoni, i cili ka zhvilluar dy takime deri më tani me bukuroshen bionde, nisi të komentojë.

20:12
Këlyshi thërret qenin e madh për mbrojtje, kur macja e ndalon të kalojë në territorin e saj (video impresionuese)

Ky është momenti zbavitës kur një qenush i vogël thërret mikun e tij më të madh për ta mbrojtur nga një maçok që nuk pranon t’i lëshojë territor në shtëpinë ku banojnë.

20:11
Dështuan të ndalin COVID-19/ Zyrtarët e Koresë së Veriut do të dënohen me vdekje

Shërbimi Informativ Kombëtar i Koresë së Jugut (NIS) deklaroi se Koreja e Veriut ka minuar vendet përgjatë kufirit me Kinën për mbrojtjen e vendit nga infiltrimi i koronavirusit, konfirmoi agjencia e lajmeve jugkoreane YONHAP.

20:08
I befasoi të gjithë në takimin me “vajzën e virgjër”/ Elvisi sërish në takim, këtë herë me…

Për Elvisin e “Për’Puthen” nuk është dëgjuar shumë të flitet.

20:02
​Franca ‘thyen’ rekordin/ 58.046 infektime për 24 orë

Në Francë, 58.046 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në 24 orët e fundit, njoftoi Drejtoria e shëndetit publik.

20:01
“Tha se i pëlqejnë artistët”/ Arjani i del krah Teas dhe “thumbon” Andin: Të kemi parë edhe me aktorë në takime

Tea mbeti e befasuar në takimin me Beartin.

19:57
Rezultatet në SHBA – Përse mediat i raportojnë ndryshe

Teksa në SHBA, numërimi po i afrohet fundit, një nga arsyet kryesore të konfuzionit kanë qenë pikërisht mediat dhe rezultatet e tyre të ndryshme për votat elektorale.

19:52
Tea e lënduar: Më ke fyer si askush tjetër më parë/ Arjoni nis “lojën e dyfishtë”, ndjesë Teas por në takim me Anën…

Takimi mes Teas dhe Bartit dëshmoi se dyshja është në udhë të mbarë për një “përputhje”.

19:50
KLSH: Shkeljet, 17 mln Euro/ Raporti vjetor mbërrin në parlament

2 miliardë lekë ose 17 milionë euro është dëmi ekonomik i buxhetit të shtetit për vitin 2019.

19:49
Marrëveshja e re aftëson BE të ndalojë pagesat për vendet “e pabindura” anëtare

Maxhoranca e thjeshtë do të jetë e mjaftueshme për të hequr të drejtat e votës.

19:49
Nuk respektohet karantina/ Të infektuarit pa shenja në rrugë, kafene, lokale nate, por shkojnë edhe në punë

Ndonëse shifrat e te infektuarve  me Covid 19 ne vendin tone po rriten  me ritme te shpejta, shumica e tyre nuk respektojnë karantinën duke riskuar te tjerët.

19:45
Osmani, ambasadorëve të Kuintit: Do ta ruaj stabilitetin institucional

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, pas marrjes së këtij posti është takuar me ambasadorët e vendeve të Kuintit dhe shefin e zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë Tomas Szunyog, me të cilët ka biseduar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

19:43
​Trump humb sfidën e parë: Gjykatësi pushon çështjen e tij – ‘pa shpjegim’

Një gjykatës në shtetin e Xhorxhisë mohoi përpjekjen e republikanëve për të rishikuar numërimin e votave në atë shtet – verdikti i parë nga një seri padish të ngritura nga fushata Trump.

19:42
“Më duhen 2-3 mijë euro rregullime në trup”, këngëtarja e thotë troç

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, këngëtarja Xheisara Frisku pranoi hapur se nuk është shumë tip i apasionuar pas palestrës.

19:41
Tim Judah: Thaçi në Hagë, pastrim të figurës ose paguajnë për krime që mund ti kenë kryer

Tim Judah analist për çështjet e Ballkanit në revistën britanike The Economist, e komenton për Top Channel,  përballjen e Hashim Thacit dhe Kadri Veselit me Gjykatën e Hagës,  si fillimin e  një fundi të së gjithës kësaj historie nga ku të akuzuarit ose do të pastrojnë figurën e tyre siç kanë thënë se nuk janë fajtorë, apo ata do të paguajnë për krime që mund ti kenë kryer.

19:39
Çfarë ka që nuk shkon në këto foto? 1 në 3 njerëz nuk e gjejnë

Ju mund të jeni dyshues ndaj një modeli pa rrudha por ka të ngjarë të dalloni më pak kur një qen shtohet në një foto – ose kur hiqet një birrë.

19:38
Bieta “zhvesh” live burrin me 3 fëmijë, ja pamja me fund dhe taka

Mark Bryan, amerikani 61-vjeçar që bëri xhiron e rrjetit pas postimeve i veshur me fund dhe taka ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon në një rrëfim ekskluziv për mediat shqiptare.

19:30
Vjosa Osmani, Presidente në detyrë/ Në Kosovë kërkohen zgjedhje dhe ndërprerje të dialogut me Serbinë

Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga pozita e Presidentit, Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani bazuar në Kushtetutën e Kosovës, mori ushtrimin e kësaj detyre, deri në zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm.

19:22
Greqia sërish me shifra rekord! 2917 të infektuar me covid dhe 29 viktima

Përsëri rekord i rasteve me covid 19 dhe vdekjeve në Greqi .

19:18
Fushata presidenciale 2020 shënon rekord të ri shpenzimesh me 14 miliardë dollarë

14 miliardë dollarë janë shpenzuar sivjet në fushatën amerikane presidenciale dhe atë të Kongresit, duke vendosur një rekord të ri botëror.

19:07
“Tendencë për xhelozi”/ Fatjoni fton në vallëzim Ana Kaurin, Ana tjetër tregohet indiferente…

Emocionet e krijuara në takimin jashtë studios u zhvendosën edhe brenda saj.

19:00
Libi – Zbulohen 5 varre masive të tjera në Tarhuna

Në qytetin Tarhuna, që ushtria libiane spastroi më 5 qershor nga milicët e Halife Haftar, udhëheqës i forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë, u gjetën edhe 5 varre masive të tjera.

18:59
Maqedoni e Veriut/ 13 viktima dhe 1275 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka publikuar bilancin ditor të viktimave dhe rasteve të reja ditore me koronavirus.

18:58
Emocione dhe flirte/ Kërcimet që “ndezën” studion e “Për’Puthen”! Fatjoni bën veprimin që “zemëroi” Anën…

“Shija” e mirë e lënë nga takimi jashtë studios bëri që Tea dhe Bearti “të ndiznin”studion e “Për’Puthen” me një vallëzim romantik.

18:58
Zgjedhjet, “kaos” rrugëve të Portlandit, arrestohen dhjetëra protestues (FOTO)

Rezultati i zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara është ende i paqartë me disa shtete të lëkundura, ndërkohë në Portland kanë nisur demonstratat, ku edhe ka intervenuar Garda Kombëtare për ta vënë nën kontroll situatën.

18:54
Shefja e fushatës së Biden kërkon durim ndërsa rezultatet vazhdojnë të rrjedhin

Menaxherja e fushatës së Biden, Jen O’Malley Dillon po kërkon durim ndërsa rezultatet vazhdojnë të filtrohen duke thënë se ndërsa historia do të jetë “shumë pozitive” për Biden, numërimi ende po ndodh dhe do të duhet kohë.

18:50
OVL e UÇK-së: Gjykata Speciale po vepron kundër ligjit

Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në një konferencë për media, ka njoftuar se të enjten ka pasur takime me deputetët e Kuvendit të Kosovës për të diskutuar çështjen e mandatit të Gjykatës Speciale dhe për ta dërguar këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese.

18:48
OKB: Forcat izraelite rrafshojnë fshatin palestinez duke lënë 41 fëmijë të pastrehë

Forcat izraelite në tokat e pushtuara të Bregut Perëndimor kanë sheshuar tërësisht me mjete të rënda një fshat palestinez duke lënë të pastrehë të paktën 41 fëmijë, në një nga zhvendosjet e dhunshme më të mëdha të viteve të fundit, tha Yvonne Helle, koordinatorja humanitare e OKB për territoret e pushtuara palestineze.

18:43
Përse sëmuremi më lehtë kur jemi të stresuar?

Stresi afat-gjatë ka një ndikim mjaft negativ në shëndetin mendor por edhe fizik.

18:43
Ceferin, letër Infantinos: Të ndryshojë rregullimi i prekjes së topit me dorë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino mori një kërkesë (me anë të një letre) nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, për ndryshimin e rregullit për prekjen e topit me dorë, që është aktualisht në fuqi.

18:43
Shpallnin vetë fituesin/ “Twitter” pezullon llogaritë e rreme

Twitteri pezulloi disa llogari që pretendonin në mënyrë të rreme se ishin të lidhura me agjencinë e lajmeve Associated Press.

18:41
Bearti dhe Tea në takim/ Djali surpizon bukuroshen! Vlerësime merr dhe nga konkurrentja e re seksi…

Pas takimeve të dështuara me Arjonin dhe Andin, Tea gjeti qetësi me një bisedë interesante me Beartin.

18:37
FOTO/ Izraeli shkatërron një lagje në Bregun Perëndimor, dhjetëra persona në qiell të hapur

Izraeli ka pothuajse shkatërruar një vendbanim të tërë që ndodhej në Bregun Perëndimor, në një nga aksionet më të rëndësishme të këtij tipi prej vitesh, duke marrë kritikat e ashpra të Kombeve të Bashkuara për një aksion që mund të ndezë sërish Palestinën.

18:33
Shpërthen Milaim Zeka ndaj Albin Kurtit: Politikan i degraduar/ Analisti: Edhe Vjosa Osmani pa të ardhme

I ftuar në “Top Talk”, me anë të një lidhjeje direkte ishte analisti i njohur Milaim Zeka.

18:32
Turqia regjistron mbi 2.300 raste të reja me COVID-19

Turqia regjistroi 2.311 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

18:31
OVL e UÇK-së: Gjykata Speciale po vepron kundërligjshëm

Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në një konferencë për media, ka njoftuar se të enjten ka pasur takime me deputetët e Kuvendit të Kosovës për të diskutuar çështjen e mandatit të Gjykatës Speciale dhe për ta dërguar këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese.

18:30
Portugalia shpall gjendjen e urgjencës shëndetësore

E gjithë Portugalia do të jetë në një gjendje urgjence shëndetësore nga e hëna, për të paktën dy javë, për të lejuar qeverinë të forcojë kufizimet në fuqi për frenimin e epideminë së Covid-19, sipas një projekt dekreti presidencial të zbuluar sot.

18:27
Kush i fiton zgjedhjet? Astrologu bën parashikimin befasues!

Ka pasur reagime të shumta në mediat sociale në Indi pasi një biznesmen i njohur atje shpërndau parashikimin e një astrologu sipas të cilit, presidentit Donald Trump do të fitojë mbi rivalin e tij demokrat, Joe Biden.

18:18
Ish mbretërorët e Gjermanisë kërkojnë kthimin e pasurive por i pengojnë lidhjet me Hitlerin

Të ngrehura në majë të një kodre në jug të Gjermanisë shihen majat e kështjellës Hohenzollern.

18:15
“Kemi qenë viktimë e krimeve të Serbisë”/ Vjosa ​Osmani si presidente: Beteja për shtet ndërtim, më e vështira

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, në fjalimin e parë drejtuar qytetarëve nga kjo pozitë e re, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, ka kërkuar unitet të fuqishëm në kohën kur shteti po përballet me sfida të rënda.

18:14
Tronditet Italia, 445 të vdekur në 24 orët e fundit, rekord të infektuarish

Italia ka regjistruar një tjetër ditë të zezë, pasi ka njohur një rritje të frikshme të të prekurve me COVID dhe të vdekurve.

18:09
Milaim Zeka në “Top Talk”: Ja gabimi i pafalshëm i Thaçit për Gjykatën Speciale

Gjykata Speciale e Hagës konfirmoi këtë të enjte aktakuzën për krime lufte, e ngritur për presidentin Hashim Thaçi.

18:08
Michigan e Arizona/ “Mësyhen” qendrat e votimit

Rezultati i zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara është ende i paqartë me disa shtete të lëkundura që ende nuk e kane mbyllur numërimin, përfshirë këtu dhe Arizonën ku po zhvillohet një luftë e fortë.

18:07
​COVID-19: Vendet evropiane sërish me shifra rekorde

Disa vende evropiane raportuan një numër rekord të infektuar rishtas me koronavirus sot, dhe disa prej tyre njoftuan masa të reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19, raportojnë mediat evropiane.

18:01
Veliaj në krah të Thaçit: Hashimi ashtu si UÇK, luftoi për lirinë, historia as mund të ndryshohet, as mund të harrohet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shprehur mbështetjen për Hashim Thaçin në betejën e tij ligjore në Hagë.

18:00
OSBE rrezon Trumpin: S’ka prova për manipulime zgjedhore

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë ka dalë në përfundimin se nuk ka prova për parregullsi zgjedhore dhe se votimet e së martës në Shtetet e Bashkuara ishin “konkurruese e të mirë menaxhuara”, pavarësisht sfidave logjistike që erdhën si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

17:58
Shpërthim koronavirusi pas funeralit masiv të peshkopit të lartë në Malin e Zi

Kleriku më i lartë në Serbi është infektuar me koronavirus disa ditë pas pjesmarrjes në funeralin masiv të një peshkopi malazez që vdiq nga Covid-19.

17:57
Trump kërkon ndalimin e numërimit të votave, por nëse ndodh kjo Biden FITON

Presidenti Donald Trump kërkoi që kombi të ndalojë numërimin e votave në zgjedhjet presidenciale ndërsa ekipi i tij nisi një proces gjyqësor në Nevada, i cili mund t’i japë Joe Biden presidencën nëse ai fiton gjashtë votat e tij elektorale.

17:55
​NHS: Dy vaksina antiCOVID-19 të gatshme për Krishtlindje

Ndërsa rastet e koronavirusit në të gjithë botën janë në rritje dhe numri i rasteve aktualisht është mbi 48 milionë në të gjithë botën, shkencëtarët kanë punuar me shpejtësi të ngjashme me luftën për të gjetur një kurë për sëmundjen.

17:48
​Parisi ndalon shpërndarjen e ushqimit gjatë natës

Parisi do të ndalojë shërbimet e shpërndarjes së ushqimit dhe alkoolit nga ora 22:00 deri 6 të mëngjesit nga e premtja për të kufizuar përhapjen e koronavirusit, tha sot policia.

17:43
“Jam po aq burrë sa…”/ Inxhinieri që shkon në punë me taka, i ftuari i Bietës: Djemtë janë xhelozë

Një nënshtetas amerikan, por që prej kohësh jeton e punon në Gjermani u bë i njohur në botë, për shkak të mënyrës se si vishet.

17:40
Biden ka fituar më shumë vota se çdo kandidat tjetër në historinë e zgjedhjeve amerikane

Fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA ende nuk dihet, por një gjë është e qartë: kandidati i Partisë Demokratike, Joe Biden, ka marrë më shumë vota se të gjithë kandidatët në historinë e zgjedhjeve presidenciale.

17:39
5 vlerat e kastravecit kundër tensionit të lartë

Kastraveci është një nga perimet që sjell më shumë freski në gatime.

17:36
Arrestohet gruaja që mori nënën 97-vjecare nga shtëpia e kujdesit

Një infermiere e dalë në pension është arrestuar sot nga autoritetet pasi mori nënën e saj 97-vjeçare nga shtëpia e kujdesit, para nisjes së karantinës në Britani.

17:33
Pak para izolimit/ Dua Lipa shfaqet plot stil në rrugët e Londrës

E zhvendosur prej disa kohësh në Los Angeles, për të qenë afër me të dashurin e saj, Anwar Hadid-in, Dua Lipa u pa së fundmi në Londër, teksa po shëtiste pak çaste para mbylljes së të enjtes.

17:26
Zgjedhjet në SHBA, Donald Trump: Fitore e madhe ligjore në Pensilvani

Presidenti i SHBA, Donald Trump, jep lajmin se ka fituar në një prej shteteve më të rëndësishme amerikane, Pensilvani.

17:25
Operacioni i suksesshëm, Maradona i kthjellët në dhomën e tij

“Diego është mirë”. Fjalët e mjekut bëjnë që tifozët e Maradonës jashtë klinikës, ku i është nënshtruar ndërhyrjes, dhe në të gjithë botën të gëzohen pa masë

17:19
Basha takim me qytetarët e prekur nga tërmeti në Ishëm: Do merrni çdo gjë që ju takon, qeveria e ardhshme …

Kreydemokrati Lulzim Basha ka vijuar me takimet e tij me qytetarët ku këtë të enjte ishte në Ishëm. Ai takoi disa qytetarë, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

17:17
Europa League/ Luhet raundi i 3-të i ndeshjeve në grupe, Milani pret Lille, 3 skuadrat angleze në fushë për fitore

Javët kalojnë shpejt dhe në Europa League këtë të enjte luhet raundi i 3-të i ndeshjeve në grupe. Tashmë është koha edhe për llogari edhe pse një pjesë e skuadrave të mëdha do të kërkojnë të mbyllin sa më shpejt çështjen e kualifikimit.

17:16
Demokratët mund të kenë nevojë të fitojnë të dy garat e Senatit në Xhorxhia për të rrëzuar Senatin

Rruga e vetme e demokratëve për të shmangur një shumicë republikane në Senat mund të kërkojë fitimin e të dy vendeve në Gjeorgji.

17:03
Durrës/ IKMT shemb një pallat të dëmtuar nga tërmeti

Vijojnë shembjet e pallateve të dëmtuara nga tërmeti në Durrës.

17:01
Pas thirrjeve për të ndaluar numërimin, “Twitter” fshin postimin e Donald Trump!

Presidenti aktual i SHBA, Donald Trump, përmes një shënimi në Twitter i bëri thirrje qendrave të numërimit, që të ndalet numri i votave.

17:00
Lulzimi i “Për’Puthen 1” kthen vështrimin te “2-shi”/ Zbulon hapur simpatinë për Shqipen…

Lulzim Jashari është një nga protagonistët kryesorë të “Për’Puthen 1”.

16:53
Dorëheqja e Hashim Thaçit/ Rrugëtimi i tij, nga lëvizja studentore në krye të UÇK-së…

Me t’u konfirmuar aktakuza kundër tij, Hashim Thaçi, ashtu siç e kishte premtuar, dha dorëheqjen për t’u përballur me akuzat për krime lufte. Aktpadia ndaj tij u ngrit nga prokurorë ndërkombëtarë, me seli në Hagë, por që punojnë me ligjet e Kosovës.

16:51
Ekipi elektoral i Presidentit Trump padi gjyqësore për rezultatet zgjedhore

UASHINGTON – Me përpjekjet për t’u rizgjedhur nga një garë e ngushtë elektorale, Presidenti Donald Trump ndërmori hapin e parë që mund të çojë në një betejë të zgjatur ligjore.

16:48
I ati i moderatores së njohur fiton betejën me COVID-in: Mirë e kaloi, na çmendi…

Pas lindjes së djalit, të pagëzuar me emrin e veçantë Diell, moderatorja e Arbana Osmani i është rikthyer përditshmërisë.

16:46
9 detaje në filmat e famshëm që vështirë se besohen

Gjithmonë është bukur të rishikosh filma të mirë. Por në të njëjtën kohë, zbulimi i diçkaje të re brenda tyre i bën ata dy herë më të këndshëm.

16:44
Roja vret drejtorin e bankës në Pakistan për ofendim ndaj Profetit Muhamed

Një roje banke në Pakistan ka vrarë me armë drejtorin e institucionit në lindje të krahinës së Punjab pasi e akuzoi se ofendoi Profetin musliman Muhamed, njoftoi policia vendase.

16:39
Nigeri, 30 të vdekur brenda shtatë ditëve nga “sëmundja misterioze”

Së paku 30 persona kanë vdekur në shtatë ditë në krahinën Delta të Nigerisë, vend në Afrikën Perëndimore, për shkak të “sëmundjes misterioze”.

16:37
E izoluar në shtëpi/ Nëna e 5 fëmijëve “tërboi” rrjetin me fotografitë e saj

Ajo ishte shkaku kryesor i përfundimit të historisë së bashkëshortit të saj Mauro Icardi me klubin e Interit.

16:36
Rashica rikuperohet, por mungon ndaj Shqipërisë, Werder Bremen nuk i lejon grumbullimin me Kosovën!

Milot Rashica ja ka dalë të rikuperohet nga dëmtimi që pësoi në muajin shtator dhe është rikthyer të luajë me Werder Bremen.

16:33
Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Velipojë, humb jetën drejtuesi i një motori

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është shënuar në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.

16:27
SHBA, shkon në afro 240 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 239.873, prej të cilëve 1.196 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

16:27
Konflikti me Armeninë, sa civilë azerbajxhanas kanë humbur jetën?

Numri i civilëve azerbajxhanas të vrarë si pasojë e sulmeve të ndodhura prej konfliktit me Armeninë arriti në 92.

16:26
Oregon në SHBA dekriminalizon të gjitha drogat e forta si heroinë, kokainë, metamfetaminë

Megjithë tronditjet e zgjedhjeve presidenciale 2020 votuesit në shtetin amerikan të Oregon kanë dhënë një verdikt historik mbi ligjet e drogave, duke dekriminalizuar zotërimin e sasive të vogla të drogave të forta si heroina, kokaina e metamfetamina, ndërsa është aprovuar tërësisht përdorimi i psilocibinës, lënda aktive e “kërpudhave magjike”.

16:25
Thaçi, Veseli dhe Selimi nisen për Hagë

Tashmë nga aeroporti ushtarak në Sllatinë, kanë dal edhe shtatë veturat e misionit të EULEX-it me të cilat u sollën krerët UÇK-së. Ndërsa çaste më parë nga pista e po këtij aeroporti është nisur edhe aeroplani në të cilin ndodhen ish-presidenti Hashim Thaçi, ish kreu i PDK-se, Kadri Veseli dhe shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

16:14
New York/ Infektohen me koronavirus 10 persona që punuan në zgjedhjet presidenciale

Të paktën 10 persona që kanë punuar në një qendër votimi në një kampus universitar në Southampton në Long Island, New York, janë infektuar me coronavirus, thonë raportet lokale.

16:08
Kosovë, gjashtë humbje jete dhe 661 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se në 24 orët e fundit, janë regjistruar 661 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

16:04
Shifra rekord të COVID/ 421 raste të reja dhe 7 të vdekur në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 421 raste të reja ,një shifër rekord kjo, si dhe kanë humbur jetën 7 persona si pasojë e Covid-19.

15:52
Tiranë/ Makina aksidenton 65-vjeçarin

Sor rreth orës 15:15, tek kryqëzimi i Vorrit të Bomit, mjeti me drejtues shtetasin I.G., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin E.B., 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

15:49
Arti te biznesi/ Ekspozita ndryshe e Abaz Hados  

Hera e fundit qe jemi takuar me Abaz Hadon ka qenë pak pas karantinës, në një ekspozite personale që ai kishte çelur në Muzeun Historik Kombëtar.

15:47
LDK: Lufta e UÇK ka qenë e pastër, drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe e pavarur

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar lidhur me vendimet e Dhomave të Specializuara dhe aktin e sotëm të dorëheqjes së Presidentit të vendit.

15:44
30-vjetori i Meshës së parë/ Besimtarët katolikë përkujtojnë ditën që riktheu besimin në vend

Me lutje dhe falënderime, besimtaret katolik të Shkodrës kanë përkujtuar 30 vjetorin e meshës se parë, që shënoi rikthimin e lirisë se besimit në Shqipëri.

15:40
Tabloidi britanik refuzon të rrijë zgjuar për presidencialet: “Nje plak i mbaruar fiton në të dyja rastet”

Paqartesia e zgjedhjeve presidenciale në SHBA duket se ka merzitur mediat britanike teksa nje nga gazetat e dashura popullore i ka rene shkurt çështjes duke thene se kushdo qe te fitoje eshte nje burre i plakur, qe nuk pritet te ndryshoje gje ne politiken aktuale.

15:38
Ahmeti: Krerët e Kosovës iu përgjigjën thirrjes së drejtësisë në mënyrë dinjitoze

Kryetari i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka përgëzuar krerët e Kosovës, pasi siç tha ai, iu “përgjigjën thirrjes për drejtësi në mënyrë dinjitoze”.

15:37
Anglia nis karantinën e dytë/ Izolimi pas rritjes së infektimeve e vdekjeve nga Covid-19

Pas votimit të mbrëmshëm në parlament ku opozita laburiste bashkone votat me qeverinë,

15:30
Greqia në izolim për 3 javë/ Kryeministri iu drejtua popullit me një mesazh pas përkeqësimit të situatës

I shoqëruar nga zëdhënësi I qeverise dhe kryespecialisti për pandeminë ne vend  kryeministri Mitsotakis ka deklaruar në një konferencë për shtyp mbyllje të përgjithshme të Greqisë prej datës shtatë nëntor ditën e shtune për tre javë deri në 30 nëntor,për të përballuar valën e dytë të pandemisë.

15:26
Lëviznin pa maska, 619 të gjobitur në 24 orët e fundit

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

15:19
“Saliu, luani që tërheq lepurin në luftë”, Rama: Duke votuar Lulin, merr peshqesh Ilir Metën bashkë me Monikën

Projekt buxhetin 2021,  kryeministri Edi Rama e quan kumptimplotë pasi sipas tij, nuk i ka bërë bisht përballjes me dy krizat e  njëpasnjëshme,  tërmetin  dhe pandeminë.

15:18
Biden afër numrit magjik “270”/ Trump në ‘panik’ : Ndaloni numërimin

Joe Biden duket gjithnjë e më afër Shtëpisë së Bardhë. “Associated Press” dhe CNN në projeksionet e tyre vlerësojnë se kandidati demokrat ka fituar Uiskonsin dhe Miçiganin, duke arritur vlerën e 253 vota zgjedhore, nga 270 që nevojiten për të siguruar presidencën.

15:15
Tashmë WhatsApp lejon që mesazhet të zhduken pas shtatë ditësh

WhatsApp është duke prezantuar një opsion “mesazhe që zhduken” që do të fshijë bisedat nga telefoni i dërguesit dhe marrësit pas shtatë ditësh.

15:11
Mbështetje Thaçit dhe UCK/ Meta, Rama dhe Basha reagojnë pas dorëheqjes dhe dërgimit në Hagë të presidentit të Kosovës

Të gjithë udhëheqësit politik të Shqipërisë, ofruan mbështetje për presidentin e dorëhequr , Hashim Thaçi në këtë moment të vështirë për të dhe të gjithë Kosovën.

15:11
Ruçi: UÇK dhe udhëheqësit e saj, në anën e duhur të historisë

Pas dorëheqjes së Presidentit të Kosovës, HashimThaçi, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ka reaguar nëpërmjet deklaratës së mëposhtme:

15:07
“Gjykata Speciale, padrejtësi e prodhuar prej tyre”/ VV për Thaçin: Dorëheqja e vonuar, la vend për të menduar se në prapaskenë po negocion për të shpëtuar veten

Lëvizja VetëVendosje ka reaguar pasi Gjykata Speciale konfirmoi akt akuzat për Hashim Thaçin i cili tashmë ka dhënë dorëheqjen si president i Kosovës.

14:58
Fitojnë Juve dhe Barca/ Chelsea dhe Dortmund, “tris” komod

Juventus mundi 4-1 Ferencvarosh në transfertën e Budapestit duke dominuar ndaj vendasve falë formës së mirë të Alvaro Moratës.

14:52
Bllokimi i kamionit me 2.6 ton kanabis në Hanin e Hotit, arrestohen dy persona

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së shtetit pasi akuzohen se kanë tentuar të kalojnë një sasi të konsiderueshme droge nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Hani i Hotit drejt vendeve të BE-së.