Biznesmeni plagos me thikë bashkëshorten italiane, banorët: Po festonte ditëlindjen me burra të tjerë

28/01/2021 11:45
Autori Kastriot Dema dhe Karlota

Një ngjarje rëndë ka ndodhur në fshatin Ballaj të njësisë administrative Gose të bashkisë Rrogozhinë.

Kastriot Dema ka plagosur me thikë pas një konflikti bashkëshorten e tij italiane Karlota. Çifti prej disa vitesh ishte kthyer nga Italia dhe kishin ndërtuar një resort turistik në kodrat e fshatit Ballaj. Pas disa vitesh midis çiftit kanë nisur mosmarrëveshjet duke shkuar deri në dhunë fizike ku para një viti shtetasja italiane kishte marrë urdhër mbrojtje. Por edhe pse kishte urdhër mbrojtje çifti jetonte në të njëjtin apartament.

Karlota, bashkëshortja e plagosur

Sipas banorëve të zonës mbrëmjen e djeshme mendohet se shkak I debatit të mbrëmshëm është bere ditëlindja e Karlotës e cila ka festuar ditëlindjen në shoqërinë e disa meshkujve të tjerë. Pas disa orësh që ka filluar festa mendohet se janë konfliktuar me Kastriotin ku ky i fundit në gjak nxehtësi e sipër ka goditur me thikë bashkëshorten e tij e duke i shkaktuar plagë në trup. Sipas banorëve midis Kastrioti është përleshur dhe me personat e tjerë të cilët ishin prezent në lokal.

Autori Kastriot Dema dhe Karlota

“Gjykata le ta japë të drejtën. Italiania le të divorcohet në Itali. Nuk ka shkuar mirë dhe janë në proces divorci. Nuk e dimë se kush është fajtori, kanë dy fëmijë, i kanë në Itali i mban me dado. I kanë përzënë në Itali dhe se di se si rrinë pa i pa fëmijët. Goca 7, çuni 3 janë moshat e fëmijëve. Ai ka qenë në arrest dhe ka vazhduar gruaja me biznesin, ata patën konflikt dhe biznesin e ka vazhduar ajo. Ajo ka qenë me lloj lloj shoku aty edhe si mund të durojë ai që të vijë gruaja aty. Aty e la, nuk e di se si e kanë lënë, të rrijë në shtëpi të vet por në arrest. Këta vetëm e shtyjnë divorcin”, tha gruaja.

Pas ngjarjes është njoftuar policia e cila ka ber të mundur dhe ndalimin e Kastriot Demës.

Biznesi i çiftit

FOTO GALERI
1/10
Autori Kastriot Dema dhe Karlota

Top Channel