Përmbytjet në Shkodër

Pas reshjeve të shumta të shiut dhe përmbytjeve në vend, bashkia e Shkodrës kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në anën e Malit, Dajç dhe Shkodër.

Sipas njoftimit të tyre, situata është përkeqësuar duke rrezikuar shtëpitë dhe jetën e banorëve në Shirq të Dajçit, rrjedhojë e rritjes së vazhdueshme të shkarkimeve dhe prurjeve në zonën e NënShkodrës.

“Argjinatura mbrojtëse është çarë dhe uji vërshon me shpejtësi duke përmbytur shumë shpejt banesat, gjënë e gjallë, shkollën “Pjetër Gaci”, Qendrën Komunitare, Qendrën Shëndetësore. Kërkesa për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Anën e Malit, Dajç dhe në Shkodër duhet të shqyrtohet menjëherë.  Mosmarrja e përgjegjësisë ligjore për trajtimin e emergjencës është e patolerueshme në rastin e rrezikut. Ky është detyrim përkundrejt njerëzve dhe pasurisë së tyre private e publike”, shkruan bashkia.

Top Channel