Berat/ Lëvizte pa leje drejtimi motorin e vjedhur, arrestohet 40-vjeçari

28/01/2021 12:45

Një qytetar në Berat është arrestuar pasi drejtonte një motoçikletë pa dokumenta, i denoncuar i vjedhur.

Sipas policisë, 40-vjeçarit, gjatë kontrollit iu gjet dhe një sasi lënde narkotike, e llojit cannabis sativa.

Shtetasi me iniciale A.M. po drejtonte motorrin pa leje drejtimi në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat”.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 40 vjeç, banues në lagjen ‘’Muzakaj’’, Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen ‘’Dëshmorët e Kombit’’, u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar pa leje drejtimi, pa dokumentacionin përkatës dhe pa targa një motoçikletë që ishte denoncuar e vjedhur.

Shtetasit A. M., gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me mjetin motor.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Vjedhja”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Top Channel