Organizata Transparency International publikoi raportin vjetor të indeksit të korrupsionit për vitin 2020.

Ky indeks merr në analizë edhe situatën e korrupsionit në disa vende të Ballkanin Perëndimor.

Organizata Transparency International për sa i përket Shqipërisë, mbërrin në përfundimin, se vendi jonë përfshihet në kategorinë e vendeve me përmirësim domethënës përballë korrupsionit me një përmirësim prej 5 vendesh krahasuar me indekset e mëparshme që nga viti 2013.

Ky indeks e rendit Shqipërinë shumë vende më sipër krahasuar me situatën e korrupsionit në Bosnjë Hercegovinë dhe Turqi, vende të cilat që prej vitit 2012 kanë një rritje të shkallës së korrupsionit.

Ndërsa Serbia në këtë indeks është vetëm 2 pikë përpara Shqipërisë.

Transparency International  thotë se më shumë se 2/3tat e vendeve në këtë indeks, kanë shënuar nën 50 pikë nga 100 duke theksuar se korrupsioni është më shumë present në ato shtete me më pak mundësi  menaxhimi të situatës së pandemisë Covid-19.

Top Channel