Gola shqiptarë në Kupën e Italisë/ Atalanta-Lazio, shënojnë Gjimshiti dhe Muriqi

28/01/2021 00:46

Përballja mes Atalantës dhe Lacios në Kupën e Italisë regjistroi paraqitje pozitive për dy futbollistë shqiptarë, Berat Gjimshitin e vendasve dhe Vedad Muriqin e skuadrës vizitore.

Të dy ata arritën të lënë shenjë përmes golave por në fërshëllimën e trefishtë në stadiumin e Bergamos, arritën të triumfonin vendasit 3-2.

Ekuilibrat u prishën që në minutën e 7 nga Berat Gjimshiti, kur mbrojtësi i kombëtares shqiptare u gjend gati në një rebound në zonë, për të shënuar nga një distancë e afërt me portën e mbrojtur nga Reina. Por aksionet u intensifikuan dhe Vedad Muriqi arriti të barazonte rezultain. Bomberi i përfaqësueses së Kosovës u shkëput bukur me kokë duke shënuar në kuadratin e Golinit, e duke çuar sfidën në 1-1.

Më pas shifrat ndryshuan disa herë, deri në rrjetën finale të Atalantës me Mirancuk, ndërsa për tu shënuar ishte dhe një penallti e humbur nga Zapata.

Top Channel