Flet roja i bujtinës që u izolua 4 ditë nën dëborën 4 metra në Theth: Më zuri, stuhia marramendëse, bujtina rrezikonte të shembej, për katër netë nuk kam fjetur

28/01/2021 15:23

Pjetër Kodra u shpëtua nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë pas katër ditësh i izoluar në bujtinë.

Roja i bujtinës në Qafë Thorë tregon historinë e rrallë për “Shqipëria live”. Ai ka qëndruar për 40 ditë i vetëm në bujtinë: “Bora e parë filloi në 8 dhjetor. Unë u furnizova me ushqime në fshatin aty afër. Pas një shiu që ra, bora ngriu dhe kaloja lirisht. Por,  4 ditët e fundit ishte stuhi marramendëse, borë dhe erë e fuqishme. Arrita të lajmëroj shokët që më pas lajmëruan ndërhyrjen e shpejtë. Shtëpia ku po rrija mund të shembej nga momenti në moment nga pesha e borës. E kisha forcuar me mbajtëse hekuri. Kisha besim te Zoti, isha i sigurt që shokët do të vinin. Erdhën një ditë më parë dhe nuk arritën dot. Nuk kam fjetur gjumë katër ditë”.

Në Theth, si shkak i reshjeve të vazhdueshme te dëborës situata është përkeqësuar ndjeshëm.

Një javë më parë kjo ishte pamja në Qafë Thorë, ku grupi i xhirimit të Top Channel realizoi reportazhin dhe intervistoi Pjetër Kodrën.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel