Cristiano Ronaldo thyen rregullat e Covid-19, bën gjithçka për t’i dhuruar ditëlindje të paharrueshme Georginës (FOTO)

28/01/2021 14:30

Futbollisti i famshëm, Cristiano Ronaldo ka thyer rregullat e koronavirusit për t’i dhuruar një ditëlindje të paharrueshme të dashurës së tij Georgina Rodriguez.

Ata udhëtuan për në rezortin luksoz për ski në Courmayer për të festuar 27-vjetorin e modeles. Ata kaluar përmes Piedmontit dhe Valle D’Aostën për udhëtimin 2 ditor.

Sipas medias italiane Corriero dello Sport, ata qëndruan në një hotel që duhet të ishte i mbyllur ndërsa dihet që udhëtimi nga një qytet në tjetrin është i ndaluar në Itali.

Çifti nuk është gjobitur ende, por mund ta pësojnë keq nga imazhet në rrjete sociale ku duken se po shijojnë dëborën në rezort.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel