Sheffield pushton Old Trafford, mund Manchester United. M.City del në krye

28/01/2021 12:20

Manchester United bie në ndeshjen më të lehtë në letër në Premier League angleze dhe i lë kreun e renditjes së kampionatit, rivalëve të qytetit, Manchester City.

Në Old Trafford, skuadra e Ole Gunnar Solskjaer u mund nga ajo e vendit të fundit në klasifikim, sheffield United në Old Trafford me rezultatin 1-2.

U duk se Djajtë e Kuq e nënvlerësuan këtë përballje por Sheffield United mori 3 pikët e sfidës duke bërë që Manchester United të zbresë në vendin e dytë. Në minutën e 23 Manchester United u befasua teksa e pa veten në disavantazhin 0-1 me Sheffield që shënoi me Kean Bryan. Në minutën e 64, Harry Maguire barazoi rezultatin në 1-1, por pas 10 minutash Sheffield ndëshkoi sërish Manchester United me Burke që shënoi golin e avantazhit 2-1 për skuadrën e tij, një rezultat që mbeti  i tillë deri në fundin e sfidës, me Sheffield që edhe pas kësaj fitoreje suprizë në Old Trafford mbetet në vendin e fundit.

Thomas Tuchel nuk pati debutimin e dëshiruar në stolin e Chelseat. Skuadra e tij nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 me Wolverhamptonin në sfidën e zhvilluar në Stamford bridge. Londinezët ishin ata që patën rastet më të mira për të shënuar por e patën të pamundur t’i shfrytëzonin ato. Me këtë barazim Chelsea e sheh veten në vendin e 8, ndërkohë që theksohet se kjo skuadër nuk ndjen shijen e fitores në shtëpi që nga 21 dhjetori.

Në barazim përfundoi edhe sfida e Goodison Park mes Evertonit dhe Leicester, por me barazimin 1-1. Skuadra e Ancelottit ishte ajo që shënoi e para në këtë ndeshje me James Rodriguez në minutën e 30 duke shkuar në dhomat e zhveshjes në fundin e pjesës së parë me avantazhin 1-0. Pas pushimit të sfidës, ishte Leicester ai që gjeti golin teksa barazoi rezultatin në 1-1 me Tielemans.

Top Channel