Çahet argjinatura, Buna po përmbyt. Situatë e rëndë në Shkodër, Ademi: Gjendje e fatkeqësisë

28/01/2021 15:07

Këtë të enjte, situata e përmbytjeve në zonën e Nënshkodrës është përkeqësuar edhe më tej.

Rreth 300 hektarë tokë janë të përmbytura ndërsa dëmet janë më të mëdha për shkak se në njësinë administrative të Dajçit, në fshatin Shirq, argjinatura është carë dhe tashmë lumi Buna ka vërshuar drejt fshatit duke përmbytur shkolla, shtëpi, tokë bujqësore, qendrën shëndetësore e atë komunitare.

Çështja e përmbytjeve, dëmshpërblimet dhe ndihma për banorët përplasi  në debate ministrin Niko Peleshi me kryebashkiaken Ademi  .

Argjinatura u riparua pas disa orëve punime por sipas banorëve, dëmi i shkaktuar nga vërshimi i ujërave është i pallogaritshëm.

Top Channel