U qëllua me thikë në zemër 15-vjeçari në Prizren/ Flet i ati: Sherri ndodhi për një vajzë, djemtë kishin ngacmuar shoqen e klasës, djali im donte ta mbronte…

28/01/2021 13:41

Pas një sherri mes adoleshentësh pranë shkollës së mjekësisë në Prizren mbeti i vdekur 15-vjeçari, Lirim Boduri. Babai i tij tregon më shumë për ngjarjen.

Atë ditë në mëngjes djali shkoi në shkollë. Është në mjekësi dhe kishte praktikë atë ditë. Çunat që kanë qenë bashkëpunues me atë që bëri aktin nuk kanë qenë në mësim, do të thotë se kanë bërë një parapërgatitje që kanë pritur djalin tim pas shkolle”, tha babi i djalit në një intervistë për “Shqipëria live”.

Sipas tij, sherri ka nisur për një vajzë, por djali nuk kishte treguar në shtëpi: “Ka qenë për një vajzë që Lirimi kishte në klasë. Këta çunat e kanë ngacmuar atë gocën dhe ajo goca ka kërkuar përkrahje nga djali im. Nuk më ka shprehur djali asnjë shqetësim. Djemtë janë të shkollës së tij por jo të klasës, njiheshin”.

Ai thotë se nuk ka folur me asnjë nga djemtë që sulmuan djalin dhe as me vajzën në fjalë.

Më kanë bërë një të keqe shumë të madhe, ishin fëmijë rrugaç. Nuk kam folur me asnjë prej tyre. Asnjë familje nuk ka ardhur të më shprehë ngushëllime. Djemtë me sa kam parë ishin shumë të ulët moralisht. As me vajzën nuk kam folur. Nga policia kam marrë informacion se vajza ishte thjesht shoqe me ta”.

Sipas babait, Lirimi ka qenë bashkë me një shokë që i ka treguar se Lirimi kishte pistoletë pa fishekë me vete. “Kur ka dalë nga shkolla ka shkuar të merret vesh me çunat. Ka qenë edhe një shok klase me djalit tim, që e shoqëronte. Çuni im nxjerr nga çanta një pistoletë të vërtetë bosh. Nuk e di ku e kishte gjetur. Por mendoj se mund ta kenë paralajmëruar më parë. Nuk e di kush ia ka dhënë armën djalit. Kur përleshet me njërin dhe i ve pistoletën në qafë, Joni i vërsulet direkt me thikë në zemër. Si e pati guximin ta bënte kur ai kishte armë në dorë??! Dua të di kush ia dha atë pistoletë. Kush ia bëri këtë lojë që ti japë një armë pa municion, se po të kishte fishekë ai do të qëllonte kur ta sulmonin”.

Tre adoleshentët, e përfshirë në ngjarjen e 18 janarit, ndodhen në gjendje arresti dhe po hetohen nga policia.

Top Channel