Siguri ushqimore do të thotë të ruash, të përgatisësh e ta shërbesh ushqimin në mënyrën e duhur. Në mënyrë që vlerat ushqimore të tij apo kushtet higjenike të mbeten të paprekura dhe të ushqejnë organizmin. Me morinë e produkteve që qarkullojnë sot në botë, duket se misioni i një bote me ushqim të sigurt dhe brenda standarteve është më i vështirë se kurrë.

Kjo disiplinë shkencore po vihet gjithnjë e më shumë në zbatim, sidomos vitet e fundit në mënyrë që të parandalohet çdo problem me ushqimin. Në këtë artikull ju tregojmë disa nga sëmundjet të cilat shkaktohen pikërisht nga mos respektimi i këtyre rregullave.

Çfarë e ndikon organizmin
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë 1 në 10 persona sëmuret pikërisht nga ushqimi i kontaminuar. Ushqimi i pa sigurt mund të shkaktojë rreth 200 sëmundje që nisin nga ato kancerogjenet e deri tek problemet me tretjen. Bakteret që mund të formohen tek ushqimi janë të panumërta, prandaj edhe rreziku që vjen nga to është i madh.

Shifra e personave që preken nga këto sëmundje është 600 milionë çdo vit, ku 420.000 mijë prej tyre humbasin jetën. Të dhënat e OBSH, tregojnë se fëmijët janë më të prekurit nga ky problem. Çdo vit 40% e të prekurve nga bakteret e ushqimeve janë fëmijë nën moshën 5 vjeç. Ushiqmi jashtë standarteve të sigurisë kur futet në organizëm mund të krijojë një varg sëmundjesh të cilat përsëriten dhe mund të jenë të rrezikshme për organizmin.

Sëmundjet më të përhapura
Nëse ushqimi që konsumoni përmban baktere, parazitë, kimikate apo viruse dhe organizmi gjithashtu do të infektohet.

Bakteret
Baktere si salmonela, kampilobakteret apo E coli mund të shkaktojnë marramendje, të vjella, dhimbje koke, dhimbje barku apo diarreha. Të gjithë këto baktere zhvillohen tek produktet me origjinë shtazore dhe të pa gatuara. Këtu futen vezët, mishi, qumështi i pasterilizuar apo uji i kontaminuar.

Viruse
Një tjetër problem shqetësues janë edhe virusetme të cilat ushqimi mund të jetë I infektuar para se të mbërrijë në tavolinat tuaja. Rasti i hepatit A nuk është i panjohur për prezencën e tij kryesisht tek ushqimet e detit. Kur ato konsumohen të pa gatuara dhe nuk janë sterilizuar më parë në mënyrën e duhur, egziston mundësia që organizmi të preket nga ky virus. Kur ky virus sulmon orgnizmin pasojat fillojnë që nga dhimbjet e barkut e deri tek infeksione të ndërlikuara.

Parazitët
Parazitët tek ushqimi mund të kthehen në një problem të vërtetë për trurin e njeriut. Këtu futen sëmundjet që mund të ketë mishi i kuq të cilat shkaktojnë një mori dëmesh në tru dhe ndryshime të personalitetit.

Kimikatet
Kimikatet si pesticidtet megjithëse deri në një masë janë të nevojshme për ushqimin pikërisht për të parandaluar përhapjen e viruseve apo parazitëve, duket të përdoren me kujdes. Përtej tyre ushqimi mund të kontaminohet fare lehtë edhe nga metale të rënda që gjendet natyralisht në tokë. Ushqimet e pasura me kimikate mund të bëhen shkak për shfaqjen e sëmundjeve kacerogjene. Kështu që bëni kujdes me produktet e pa kontrolluara. Sigurohuni që gjithnjë të dini origjinën e një produkti./Agroweb

Top Channel