Abrashi rikthehet në Zvicër/ Lojtari i kombëtares shqiptare huazohet nga Bazel

28/01/2021 03:03

I cilësuar si një nga futbollistë më energjikë të kombëtares shqiptare dhe i pagëzuar me nofkën ‘Pitbuill’ nga tifozët, Amir Abrashi është bërë shpesh protagonist në paraqitjet me fanelën kuqezi dhe në kampionatet elitare.

Por së fundmi ai ka zgjedhur të largohet nga një ligë me nivel të lartë si ajo gjermane, për tu rikthyer në Zvicër.

Futbollisti 30 vjeçar firmosi një kontratë që e rikthen në ligën helvetike, të huazuar te Bazel deri në fundin e këtij sezoni, me opsion për të qëndruar në mënyrë përfundimtare.

Ky është një rikthim në elitën e futbollit zviceran për 30-vjeçarin, aty ku ka luajtur më parë me Grasshopers dhe Vintertur. Abrashi ka luajtur pak minuta këtë sezon me Freiburg vetëm në 5 takime.

Top Channel