Vlorë/ Makina përplasi motoçiklistin në lagjen “Uji i Ftohtë”, arrestohet shoferi 66-vjeçar

28/01/2021 12:20

Mesditën e djeshme, një automjet përplasi një motor në lagjen “Uji i Ftohtë” të Vlorës.

Sot, policia e Vlorës ka arrestuar shoferin e automjetit, 66-vjeçarin me iniciale Y.L.

Ngjarja, ndodhi dje rreth orës 14:55, kur mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin Y. L. është përplasur me një mjet motor me drejtues shtetasin A. M.

Drejtuesi i motoçikletës,u plagos dhe u dërgua në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikun për jetën.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor, në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me aksidentin rrugor të ndodhur mesditën e djeshme, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, u bë arrestimi  i shtetasit Y. L., 66 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel