Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur pak minuta më parë në Mamaurras.

Një qytetar 60-vjeçar i quajtur Myslim Lika ka marrë një plumb në dorë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Nuk dihet ende se përse ka ndodhur ngjarja dhe cili është identiteti i autorit. Veç policisë së Kurbinit edhe FNSH ndodhet atje e po krehin zonën. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli për të identifikuar dhe kapur autorin.

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 13:25, në Mamurras,Kurbin, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi M.L.,60 vjeç,banues në fshatin Gjorëm,Kurbin i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSH-së po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Top Channel