Barcelona ka triumfuar 1-2 me përmbysje në transfertën ndaj Rayo Vallecanos dhe ka siguruar kështu kalimin për në fazën çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Me Realin dhe Atleticon të eliminuara tashmë, katalanët e kanë kuptuar që Kupa është një mundësi e mirë për të fituar të paktën një titull këtë sezon dhe kanë vlerësuar maksimalisht këtë kompeticion.

Pikërisht për këtë arsye trajneri Ronald Koeman kishte hedhur nga minuta e parë emra si Messi, Griezmann, De Jong, Lenglet, etj., megjithatë pas një pjese të parë pa gola, vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 63-të me Fran Garcian.

Reagimi i katalanëve ishte i menjëhershëm dhe Lionel Messi riktheu baraspeshën në të 70-ën, ndërsa 10 minuta më vonë ishte holandezi De Jong që shënoi golin me vlerën e kualifikimit për Barcelonën.

Top Channel