Divjakë – Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Çermë, ku u përplas me makinë një fëmijë 5 vjeç.

Forcat blu bëjnë me dije se fëmija është dërguar në spitalin e Lushnjes ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa mbetet e paqartë se si është gjendja shëndetësore.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tip “Opel” është shoqëruar për në komisariat për të kryer veprimet proceduriale.

Njoftimi i policisë: Sot rreth orës 12:10, në fshatin Çermë Sektor, Divjakë, shtetasi Xh. L., 54 vjeç banues në Çermë Sektor, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një fëmijë 5 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i mjetit, shtetasi Xh. L dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel