E diel, 14 Shkurt 2021
10:09
Voton Albin Kurti: Qytetarët kanë nevojë për demokraci, institucionet për legjitimitet

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti i shoqëruar nga bashkëshortja e tij pasi ka ushtruar të drejtën e votës tha se sot është ditë e bardhë ashtu si e ardhmja e Kosovës.

10:00
Voton Avdullah Hoti: Ftoj të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar

Kandidati i Lidhjes Demokratike për kryeministër të Kosovës, Avdullah Hoti pasi ka votuar ka ftuar gjithë qytetarët me të drejtë vote që të dalin të votojnë në zgjedhjet parlamentare.

09:55
Përmbytjet në Shkodër/ 5370 ha në ujë, rruga e Obotit e bllokuar

Shkodra vijon të jetë e përmbytur dhe sipas informacioneve të fundit 5370 ha janë në ujë. Rruga e Obotit është e bllokuar

09:49
Reshjet e dëborës në vend/ ARRSH jep informacion për akset rrugore: Rruga Milot–Lezhë me probleme

Gjatë natës reshjet e borës kanë vazhduar pothuajse në të gjithë territorin, shoqëruar edhe me erëra të forta e temperatura shumë të ulëta.

09:30
Tirana zgjohet nën pushtetin e dëborës, fëmijët luajnë me njëri-tjetrin

Kryeqyteti i vendit, Tirana është zgjuar nën pushtetin e dëborës ditën e sotme.

09:20
Pamje nga Berati, mes borës e zemrave të kuqe

Edhe në Berat dëbora ka zbardhur qytetin.

09:17
Zgjedhjet në Kosovë/ Voton kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovë për kryeministër të vendit, Enver Hoxhaj pasi ka shfrytëzuar të drejtën e tij kushtetuese për votim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, tha se vendimi që do të marrin sot qytetarët përmes votimit është vendimi më i rëndësishëm.

09:07
Dëbora mbulon Vlorën, pamje nga fshati Kaninë

Edhe qyteti i Vlorës ka pasur reshje të dobëta dëbore gjatë mbrëmjes së djeshme deri në orët e para të ditës së dielë.

09:01
Zgjedhjet në Kosovë/ Voton kandidati për kryeministër i Listës Serbe, Goran Rakiq

Kandidati për kryeministër i Listës Serbe, Goran Rakiq ka votuar në qendrën e votimit “Mihajlo Petrovic Alas” në Mitrovicë të Veriut”.

08:52
Parashikimi i motit/ Shqipëria zgjohet e ngrirë, temperatura deri në -15 gradë Celsius

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot të qëndrueshëm por shumë të ftohtë.

08:49
Dëbora vështirëson situatën në Elbasan

Situatë e vështirë është krijuar edhe në Elbasan. Rrugët janë pushtuar nga ngrica.

08:40
Bulqiza zgjohet e zbardhur, vendi mbulohet nga dëbora

Edhe qyteti Bulqizës është zgjuar me dëborë mëngjesin e sotëm.

08:29
Dëbora në Lezhë/ Vështirësi në lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve

Trotuaret dhe rrugët e qytetit të Lezhës janë të gjitha me prezencë akulli gjë e cila po vështirëson lëvizjen e qytetarëve por dhe automjeteve.

08:16
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Ambulanca humb kontrollin, ndërron jetë pacientja 71-vjeçare

Një 71-vjeçare ka humbur jetën gjatë orëve të para të mëngjesit pasi ambulanca të të cilën ajo udhëtonte umbi kontrollin e doli nga rruga në në autostradën Durrës-Tiranë.

08:12
Mbetën rrugëve në acar/ Shoferët e kamionëve kalojnë natën jashtë

Shoferët e kamionëve por edhe të veturave që udhëtonin pa zinxhirë kanë kaluar natën jashtë në kushtet e një moti të acartë. 

07:59
Fluks i madh votuesish në Mitrovicën e Veriut, pjesa më e madhe nga komuniteti serb

Ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

07:53
Kosova voton/ Hapet qendra e votimit në Mitrovicë të Veriut, njoftimet janë dhënë vetëm në gjuhën serbe

Shkolla fillore “Sveti Sava” në Mitrovicë të Veriut është hapur në ora 7 të mëngjesit dhe sipas komisionerëve çdo përgatitje është kryer me kohë.

07:35
Foto/ Nuk ndodh shpesh në kryeqytet, Tirana zgjohet e zbardhur nga bora

Reshjet e nisura pasditen e djeshme dhe që vijuan gjatë natës kanë zbardhur Tiranën.

07:16
Nis procesi i votimit në Kosovë, voton e para kryetarja e KQZ, Valdete Daka

Ka nisur procesi i votimit në Kosovë.

06:58
Zgjedhjet në Kosovë/ Qytetarët e liderët e partive u drejtohen qendrave të votimit! Deri në orën 13:00 votuan 19.8% e qytetarëve

Një milion e 794 mijë e 862 votues me të drejt vote, prej tyre 49 mijë e 198 votues për herë të parë, sot vendosin për përfaqësuesit e tyre në Kuvend dhe Qeveri.

06:16
Reshjet e dëborës zbardhin edhe Lushnjën, pamjet

Reshjet e borës që kanë ‘pushtuar’ vendin tonë që prej ditës së djeshme kanë zbardhur të gjithë territorin.

05:58
Vaji i rigonit/ Vlerat dhe përfitimet e armikut të infeksioneve

Vaji esencial i rigonit është i larmishëm në vlera shëndetsore. Ai është efikas kundër virozave, baktereve, mykut dhe parazitëve. Vaji është i pasur me antioksidantë dhe lufton inflamacionin, përmirëson tretjen dhe zbut alergjitë.

05:40
Sinjalet që jep ekzema për problemet me zemrën/ Cilat janë kurat natyrale

Studimet mjekësore thonë se një në dhjetë njerëz në botë vuajnë nga ekzema. Edhe në Shqipëri rastet e personave që vuajnë nga ekzema janë të shumta. Bëhet fjalë për një inflamacion kronik të lëkurës që e lë atë të tharë përtej normales dhe shkakton kruarje.

05:25
Bishtat e thata të qershive/ Një trajtim organik për problemet e veshkave dhe presionit të gjakut

Bishtat e qershive janë të rëndomtë në dukje. Ato janë të parat që hidhen në kosh kur i dorëzohemi kënaqësisë që na japin qershitë.

05:21
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës: Pista mbetet e bllokuar, hapja është shtyrë deri në orën 07:00

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka njoftuar se është shtyrë sërish orari i operimit në pistë. Me anë të një postimi në Facebook aeroporti njofton se pista do mbetet e mbyllur deri në orën 07:00.

04:55
Gjyqi në Senat rikthen vëmendjen tek terrorizmi i brendshëm

Ndërsa gjyqi ndaj ish-Presidentit Donald Trump i afrohet fundit, po rikthehet vëmendja ndaj rrezikut nga supremacistët e bardhë dhe grupet e tjera që sulmuan muajin e kaluar Kapitolin e Shteteve të Bashkuara. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara shqyrton sfidat e vendosjes së ekuilibrit të duhur midis shqetësimeve të sigurisë dhe lirive civile përballë kërcënimit në rritje të terrorizmit në vend.

04:28
Mianmar, rritet zemërimi mbi arrestimin e protestuesve

Në Mianmar kundërshtarët e puçit ushtarak mbajtën protesta masive të shtunën për të tetën ditë me radhë. Arrestimet e vazhdueshme të kritikëve të juntës kanë rritur zemërimin mes protestuesve.

04:04
Wesley Clark: Administrata Biden do t’i kushtojë vëmendje Ballkanit

Ish-komandanti i lartë i NATO-s, Wesley Clark thotë se një njohje e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, është rruga drejt përparimit dhe integrimit dhe se kjo sjell përfitime për të dyja vendet.

03:59
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës jep njoftimin: Për shkak të stuhisë së dëborës, pista e aeroportit do vijojë të jetë e mbyllur deri në ora 05.00

Reshjet e borës kanë krijuar shtresën e parë edhe në kryeqytet. Kjo ka krijuar vështirësi në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

03:41
Foto/ Pushojnë reshjet e borës, ja si duket kryeqyteti i zbardhur

Momentalisht reshjet e borës në Tiranë kanë pushuar duke e lënë kryeqytetin e zbardhur.

03:17
Senati: Trump i pafajshëm/ Bie akuza për nxitje rebelimi të ngritur nga Dhoma e Përfaqësuesve

Senati amerikan votoi të shtunën për ta shpallur të pafajshëm ish-Presidentin Donald Trump nën akuzën për nxitje rebelimi të ngritur nga Dhoma e Përfaqësuesve.

02:56
Moti i keq, mbyllen shkollat/ Ministrja Kushi: Mësim online për periudhën 15-19 shkurt

Në situatën e krijuar nga reshjet e dëborës në Shqipëri, i gjithë arsimi parauniversitar kalon në mësimin online deri më 19 shkurt.

02:37
Reshje dëbore edhe gjatë natës/ E diela vjen e ngrirë në 95% të vendit

Surpriza më e madhe e së shtunës ishte bora që zbardhi plotësisht Elbasanin e ku trashësia në qytet arriti në 20 cm. Fshatrat kanë nisur të bllokohen pasi trashësia e dëborës ka arritur në 50 cm.

02:27
Qindra të bllokuar në rrugë/ Bora bllokon makinat në rrugëte Shqipërisë. Balluku: Kalim me zinxhirë

Reshjet e dëborës bllokuan me orë të tëra në rrugët e Shqipërisë qindra makina, të cilat nuk ishin përgatitur dhe udhëtonin pa goma dimri apo zinxhirë. Situata ka qenë e vështirë për mbi 4 orë në aksin Lezhë-Milot që u bllokua si pasojë e ngricës dhe dëborës në rrugë. Radhët e gjata të makinave shkuan në disa kilometra.

02:14
Liverpool pëson humbjen e tretë radhazi, Leicester e përmbys për 7 minuta

Liverpool zhytet në krizë rezultatesh në kampionat, pasi ka pësuar humbjen e tretë radhazi, që ia vret përfundimisht shpresat për titull dhe i vë në dyshim edhe renditjen në zonën Champions.

02:02
Manchester City i frikshëm, Pep tri “shuplaka” Mourinhos

Manchester City duket i pandalshëm në rrugën drejt rikthimit si kampion i Premier League-s. Citizens fituan lehtësisht 3-0 ndaj Tottenhamit, duke krijuar një diferencë prej shtatë pikësh ndaj Leicester City-t, por me një ndeshje më shumë për të zhvilluar. 11 fitore radhazi në në Premier, 16-ta në seri në të gjitha garat, City po kalon një formë të shkëlqyer dhe pa dyshim fiton kuota maksimale në rivalitetin për titullin kampion.

01:53
Rrahmani fiton 11-metërsh, Insigne shënon golin nr. 100, Juve “ko”

Amir Rrahmani vendimtar në ndeshjen e tij të parë si titullar në Serinë A me fanellën e Napolit, pikërisht ndaj skuadrës kampione në fuqi, Juventusit. Mbrojtësi “dardan” fitoi 11-metërshin që e shndërroi në gol Lorenzo Insigne, përcaktues për fatin e këtij takimi.

01:28
Shokohet Milani, mposhtet lehtë nga Spezia, rrezikon kreun

Spezia i rezervon një surprizë të hidhur Milanit në javën e 22-të të Serisë A, duke i dhënë një asist Interit për të marrë kreun (zikaltrit përballen me Lazion).

01:00
“Ski me makinë”/ Vështirësohet qarkullimi i automjeteve në Tiranë nga reshjet e borës, bashkia nis hedhjen e kripës

Vala e acartë e të ftohtit ka përfshirë vendin tonë. Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës janë prezente në të gjithë territorin.

00:51
Bora ‘bllokon’ aeroportin/ Tirana International Airport: Anullohen 2 fluturime, pista do jetë e mbyllur deri në orën 02:00

Reshjet e borës kanë krijuar shtresën e parë edhe në kryeqytet. Kjo ka krijuar vështirësi në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

00:29
Barça dëfren ndaj Alavesit, Messi e Trinaco nga dy gola

Bacelona “shfryn” ndaj Alavesit në “Camp Nou”, ku fitoi me rezultatin e thellë 5-1 vetëm pak ditë pas humbjes 2-0 me Sevillan në Kupën e Mbretit. Skuadra “blaugrana” zhvilloi një lojë dëfryese, sidomos në pjesën e dytë, duke dhënë sinjale mjaft pozitive për pjesën e mbetur të sezonit.

00:17
Kosovë/ Numërohen 81.16% e votave: Vetëvendosje merr mbi 300 mijë vota

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka filluar të publikojë online rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2021.

00:08
Bora zbardh Tiranën, vështirësi në qarkullimin e automjeteve

Vala e acartë e të ftohtit ka përfshirë vendin tonë. Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës janë prezente në të gjithë territorin.

E shtunë, 13 Shkurt 2021
23:51
Një histori dashurie si në përralla, humbi aftësinë për të ecur pasi ra në greminë, gruaja surprizon bashkëshortin e saj

Dashuria, një ndjenjë sublime e cila nuk njeh limite, një ndjenjë që nuk njeh kufizime, një ndjenjë e aftë të tejkalojë çdo pengesë, një ndjenjë që thuhet se përshkon të gjithë universin. Kemi dëgjuar dhe parë histori dashurie nga më të ndryshmet dhe më të veçantat, por historia që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte po aq e rrallë dhe e magjishme si dashuritë në përralla.

23:30
Shënojnë Daxler e Kean, PSG fiton edhe pa Neymarin

PSG vuan por në fund merr fitoren ndaj Nice, duke u ngjitur përkohësisht në krye të Ligue 1. Skuadra e drejtuar nga Pochettino triumfoi 2-1 në “Parc des Princes”, edhe pse mungonin ndër të tjerë edhe emra të rëndësishëm si Di Maria, Verrati dhe Neymar.

23:04
Moti i keq, Manastirliu në Spitalin e Traumës: Jemi në gatishmëri të përforcuar, gati skenari i parë për përfshirjen e 5 spitaleve rajonale për trajtimin e pacientëve COVID

Tiranë, 13 Shkurt – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu pak minuta më parë vizitoi spitalin universitar të Traumës, për masat e marra për përballimin e situatës së krijuar nga moti ekstrem, që ka përfshirë të gjithë vendin.

22:56
Senati shpall të pafajshëm ish-Presidentin Trump

Senati amerikan votoi të shtunën për ta shpallur të pafajshëm ish-Presidentin Donald Trump nën akuzën për nxitje rebelimi të ngritur nga Dhoma e Përfaqësuesve.

22:46
Nuk i takon fëmijët prej afër një dekade, burri i kërkon falje ish-bashkëshortes për mungesën e tij ndër vite, ajo e refuzon

Problemet ekonomike, mosmarrëveshjet në çift, zënkat, dhuna dhe debatet e vazhdueshme janë shpeshherë shkaktarët që çojnë një familje të madhe drejt ndarjes. E tillë ishte dhe historia e Lekës dhe Mondës që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”.

22:35
Situata problematike me dëborën, Ilir Meta: Prokuroritë të hetojnë kompanitë kontraktore…

Presidenti Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar lidhur me situatën e rënduar që kanë sjellë reshjet e dendura të dëborës.

22:31
 Vijon dëbora në Durrës, hidhet kripë në rrugë

Prej disa orësh edhe qyteti i Durrësi është përfshirë nga reshjet e dëborës.

22:24
Pas disa orësh ‘izolim’ në dëborë, fillon qarkullimi në aksin Librazhd-Elbasan

Pas disa orësh të bllokuar në mes të aksit Librazhd-Elbasan, makinat kanë filluar që të qarkullojnë.

22:21
E rrallë për Fierin! Qyteti zbardhet nga dëbora

Edhe në qytetin e Fierit ka filluar që të bie dëborë.

22:13
I vihet tritoli një lokali në Lezhë

Një shpërthim është dëgjuar pak minuta më parë në zonën e Lezhës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45.

22:03
Pamjet e veçanta nga Durrësi/ Plazhi zbardhet i gjithi

Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe në qytetin e Durrësit, kanë nisur reshjet e dëborës.

21:53
‘Mot ekstrem’, Balluku thirrje nga borëpastruesja: Të evitohet qarkullimi rrugor!

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë një dalje të dytë publike në rrjetet sociale, u ka bërë thirrje gjithë drejtuesve të mjeteve të evitojnë qarkullimin rrugor, duke shtuar se ka pasur disa aksidente së fundmi prej erës së fortë dhe motit të keq, teksa paralajmëron se stuhia do të vijojë për më pak se 24 orë.

21:41
“A dëshiron që të vazhdojmë martesën?”, Problemet ekonomike u bënë pengesë për dashurinë e tyre, burri i propozon live për herë të dytë

Programi “Dua të të bëj të lumtur” pas suksesit të korrur javën e kaluar, trajtoi mbrëmjen e sotme pikërisht një natë para ditës së Shën Valentinit, një histori dashurie që ka tejkaluar vështirësi nga më të ndryshmet. Ishte historia e dashurisë midis Marjusit dhe Hanës, të cilët në momentin e parë që ishin takuar kishin rënë në dashuri me shikim të parë.

21:41
Shqipëria ‘nën pushtetin’ e dëborës/ Policia: Këto janë akset më problematike, lëvizet vetëm me zinxhirë

Strukturat e Policisë së Shtetit, në shërbim të përforcuar, për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve në nevojë, në situatën e krijuar si pasojë e motit me reshje bore dhe shiu.

21:18
Temperatura deri në -16°C! Reshjet e borës vijojnë gjatë natës, e diela vjen e ngrirë në 95% të vendit !

Sonte reshjet e borës mbeten prezente në sasi të pakta në të gjithë shtrirjen perëndimore edhe 3-4 orë pas mesnatës kur pritet largim gradual i borës fillimisht nga veriu dhe gradualisht reshjet e borës largohen nga perëndimi dhe zonat qendrore të vendit.

21:06
Emergjencë në rrugën Lezhë-Milot! Qindra persona të bllokuar nga ngrica në rrugë, presin ndërhyrje për hapjen e qarkullimit

Prej më shumë se 4 orësh aksi Lezhë – Milot është bllokuar si pasojë e ngricës dhe dëborës në rrugë. Radhët e gjata të makinave shkojnë në disa kilometra. Ndërkohë qytetarët rrezikojnë jetën për shkak të temperaturave të ulëta të këtij moti ekstrem që ka përfshirë Shqipërinë orët e fundit.

20:52
Dëbora mbulon edhe Durrësin! Era sjell problem në lundrim

Bora e parë vazhdon të mbulojë qytetin bregdetar duke ngazëllyer banorët, veçanërisht të rinjtë dhe fëmijët.

20:49
Korça e gjitha nën dëborë, makinat lëvizje vetëm me zinxhirë

Reshjet e borës në Korçë nuk janë ndërprerë prej mëngjesit ndërsa temperatura arriti -5 grade. Si pasoje e motit të keq.

20:46
Video rënqethëse tregon ortekun monstruoz që ndjek njerëzit në slitat motorike

Një video shtangëse është përhapur së fundmi në rrjet ku tregohet një ortek gjigand që vërshon ndaj një grupi njerëzish në motora dëbore fundjavës që shkoi në Utah të SHBA, të cilët për disa sekonda i shpëtojnë masakrës së ortekut që thuajse i kishte kapur.

20:43
Stuhi dëbore në Elbasan/ Rruga për në Librazhd e bllokuar prej orësh! Trashësia e dëborës arrin mbi 50 cm

Stuhia e dëborës ka përfshirë Elbasanin që nga mëngjesi i së shtunës ndërsa në qytet trashësia ka arritur në 20 cm.

20:38
Itali, moti i acartë mbyll shkollat në disa provinca

Moti i keq në Itali ka shkaktuar ngrica në rrugë, me probleme e aksidente në rajone ku bora ka mbuluar edhe zonat fushore dhe termometri po regjistron nivele nën zero.

20:37
Barcelona – Alaves, formacionet zyrtare

Serinë e fitoreve të njëpasnjëshme në kampionat Barcelona kërkon ta vazhdoj edhe sonte në ballafaqimin me Deportivo Alavesin.

20:16
Tërmeti i frikshëm me magnitudë 7.1 trondit brigjet, jep alarm radiacioni në Japoni

Shërbimi Meteorologjik i Japonisë tha sot se një tërmet me magnitudë 7.1 ka goditur brigjet e Fukushima në lindje të vendit, duke shkaktuar dëme dhe plagosje, por nuk ka dhënë alarmin për tsunami.

20:05
Gjykatësja mbetet në burg/ Ndryshe shpallte vendimet dhe ndryshe i zbardhte! Detaje të reja për vendimet që jepte Enkelejda Hoxha

Gjykata dha sot masën e ndalimit për gjyqtaren Enkelejda Hoxha dhe të gjithë të ndaluarit në dosjen e hetimit të SPAK për korrupsion në Gjykatën e Krujës. Të ndaluarit do qëndrojnë në arrest me burg, ky është vendimi final.

20:03
Protestë për pallatet në riparim/ Durrës, banorët kërkojnë të dinë ekspertizën

Procesi i rindërtimit në qytetin e Durrësit, ka hyrë në fazën e riforcimit të pallateve të dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

20:01
Vaksina e Oksfordit për fëmijët/ Testimi i parë vullnetar me 300 fëmijë në Britaninë e Madhe

Shkencëtarët do të përdorin 300 vullnetarë për të vlerësuar nëse vaksina e koronavirusit do të prodhojë imunitet të fortë tek fëmijët nga mosha 6 deri në 17 vjeç.

20:00
Kukësi mund Tiranën/ Fitojnë Partizani e Vllaznia

Kukësi harron humbjen  ndaj Kastriotit dhe këtë e bën duke fituar ndeshjen më të rëndësishme të Javës së 19 të Kategorisë Superiore,atë me Tiranën në Selman Stërmasi.

19:54
Emigrantët nuk mund të votojnë/ Procesi po shkon drejt dështimit. Politika nuk po jep konsensus në KQZ

Emigrantët shqiptarë duket se nuk do të votojnë dot as në zgjedhjet e 25 prillit.

19:54
Eksplorim të natyrës edhe në kushte ekstreme! Njihuni me 5 aventurierët që i ngjiten malit të Kelmendit në mes të acarit

5 aventurier dhe të apasionuar pas natyrës kanë sfiduar temperaturat dhe kushtet atmosferike duke iu ngjitur majave të Kelmendit.

19:53
Rama: Drejtësia funksionoi/ Kryeministri e sheh si shembull arrestimin e gjykatëses së Krujës

Dërgimin pas hekurave të  gjyqtares Enkelejda Hoxha kryeministri Edi Rama e  sheh si shembullin e mirë sesi duhet të funksionojë drejtësia.

19:47
Bllokohet aksi Lezhë-Milot, makinat prej disa orësh ‘të ngrira’ në rrugë

Stuhia e dëborës, ka sjellë vështirësi të mëdha në qarkullimin  e automjeteve në aksin rrugor Lezhë- Milot.

19:44
Ushtria ruse prezanton autoblindën futuristike të transportuar nga ajri (fotot)

Makineria në pamje quhet Lasok 4-P, dhe megjithse duket si mjeti i drejtuar nga protagonistët negativë të një filmi aksioni, është në fakt mjeti anti-mina i së ardhmes, për t’u përdorur nga fronti luftues i ushtrisë ruse.

19:39
Lezhë, bllokohen rrugët nga dëbora/ Penalizohen kompanitë që duhet të pastronin dëborën nga rruga

Që në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, i gjithë qarku i Lezhës është përfshirë nga reshje dëbore, era të forta dhe temperature disa gradë nën zero.

19:39
Mbi 1.5 metër, Korça ‘nën pushtetin’ e dëborës

Korçë-  Reshjet e dëborës vijojnë të bien prej mëngjesit Sipas të dhënave të gjithë akset nacionale janë të hapur por qarkullimi bëhet vetëm me zinxhirë.

19:30
Reshjet e dëborës, Balluku: Ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda në akset kombëtare, nga sot deri të hënën

Duke folur nga zona e Urës së Milotit, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi se nga ora 20:00 e kësaj të shtune, deri në orën 08:00 të së hënës do të bllokohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë në akset kombëtare.

19:25
Ç’do të bëhet me fshatin Orosh, këtë kryeqendër të Mirditës që po mbetet në errësirë të plotë?

Nuk mund të konceptohet Shqipëria pa Mirditën dhe Mirdita pa Oroshin.

19:15
Gjendet skeleti i piratit legjendar/ Arkeologët bëjnë zbulimin e rrallë

Për piratët e shekullit të 18-të, thesari nënkuptonte floririn. Por për ekspertët e muzeut të piratëve Whydah në Massachusetts, thesar janë 6 skeletët e gjetur në një anije të mbytur në vitin 1717.

19:13
Disa makina dalin nga rruga, bllokohet aksi Librazhd-Elbasan

Aksi që lidh Librazhdin me Elbasanin është bllokuar si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës dhe ngricës.

19:10
Zbrapset për origjinën e virusit/ OBSH, të gjitha hipotezat janë të hapura

Pas indinjatës që shkaktuan përfundimet e vizitës së ekipit të saj të ekspertëve në Wuhan të Kinës, OBSH u tërhoq duke thënë se të gjitha hipotezat mbi origjinën e virusit mbeten te hapura.

19:06
Zgjedhjet e 25 prillit/ KQZ: Ja cilat janë partitë që pritet të regjistrohen të hënën

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të zhvillojë seancë publike të hënën në orën 12:00 për të shqyrtuar kërkesat e partive që pritet të regjistrohen si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e 25 prillit.

18:55
Pothuajse e bllokuar, kjo është situata pas reshjeve të dendura të dëborës në Bulqizë

Në Bulqizë dhe në Dibër vijojnë reshjet e dendura të dëborës.

18:54
Polici hero hidhet nga 12m lartësi me gruan në krahë, për ta shpëtuar nga zjarri (fotot)

Një oficer heroik policie është hedhur nga një ballkon të paktën 12 metra i lartë duke mbajtur një grua në krahë, për ta shpëtuar nga zjarri që kishte përfshirë apartamentin e saj.

18:53
“Unë ty do të të shkatërroj”/ Kërcënoi gazetaren, pezullohet në vend këshilltari

Shtëpia e Bardhë pezulloi një këshilltar për shtypin pas raporteve se ai kishte kërcënuar një gazetare e cila po punonte për një artikull në lidhje me marrëdhënien e tij romantike me një tjetër reportere.

18:47
Shpërthejnë komentet në rrjet/ Peshkopi ortodoks del me flamurin shqiptar

Peshkopi ortodoks me origjinë arbëreshe Alejandro Greco është kthyer në një `sensacion` në internet pasi u shfaq në një foto me flamurin shqiptar.

18:45
FOTOT/ Belind Këlliçi shfrytëzon familjen nga Picalla për t’u bërë deputet i PD, ja dokumenti që e nxjerr blof

Partia Demokratike nuk ndalet së përdoruri fatkeqësinë e tërmetit të 26 Nëntorit 2019, kur sot kandidati për deputet i PD, Belind Këlliçi, publikoi rastin e familjes Buçi nga fshati Picallë, për të cilën pretendoi se është përjashtuar nga procesi i rindërtimit, por edhe se nuk janë ndihmuar nga bashkia për shkak se janë demokratë.

18:43
Studimi i ri ‘e vulos’/ Vitamina C dhe Zinku nuk ju shpëtojnë nga Covid

A ju ndihmojë vitamina C dhe zinku për të luftuar Covid-19?

18:39
Emrat/ Dyshohet se vranë 23-vjeçarin në Angli, nën akuzë dy të rinj shqiptarë

Dy të rinj shqiptarë janë vënë nën akuzë për vrasjen e një 23-vjeçari Tomasz Waga në Cardiff. Sipas mediave angleze, dy shqiptarët janë paraqitur para Gjykatës së Magjistraturës së Cardiff të Premten në mëngjes (12 Shkurt).

18:24
Pamjet/ Elbasani i zbardhu nga dëbora

ELBASAN – Reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe qytetin e Elbasanit.

18:13
Reshjet e dëborës pas 4 vitesh, pamjet fantastike nga Tirana

Pasditja e së shtunës solli reshjet e para të dëborës në Tiranë.

18:05
Indiferenca e saj më tërhoqi… Akil Pano rrëfen takimin e parë me bashkëshorten

Mbrëmjen e djeshme ishte i ftuar në emisionin sportiv “Paso” pastori i njohur, Akil Pano.

18:02
Pastori Akil Pano: “Mbeta me ëndrrën për t’u bërë futbollist…”

Rrëfimi i Akil Panos… nga ëndrra për t’u bërë futbollist, shtysa e babait që të bëhej peshëngritës dhe sot e njohim si një pastor.

18:00
Humb betejën me covid-19, ndahet nga jeta ish-presidenti i Tiranës

Metush Seferi ish-presidenti i Tiranës është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare. Mësohet se Seferi ka humbur jetën pas betejës me covid-19.

17:57
SHBA e NATO, armë në Ukrainë/ Alarmohet Rusia, po fryn erë luftë!

Lëvizjet e Kievit zyrtar dhe vendimi I tij për të blerë armë në tregun e NATO-s, po shihen me shqetësim në Rusi.

17:42
Dëbora ‘zbret’ edhe në Durrës, pamjet nga qyteti bregdetar

Kanë nisur këtë mbrëmje reshjet e para të dëborës edhe në qytetin bregdetar të Durrësit.

17:37
Gjermani/ Krim i rëndë në familje, burri vret gruan, vajzat e vjehrrën. I vë flakën shtëpisë dhe vetëvritet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermaninë perëndimore, pranë qytetit të Wuppertal.

17:26
Situata me borën/ ARRSH për shoferët: Kujdes, po bëheni pengesë për borëpastruset e kripëhedhëset

Autoriteti Rrugor Shqiptar, i ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve, të tregojnë kujdes pas përkeqësimit të motit.

17:19
Humbi portofolin në Antarktidë/ Metereologu e gjen 53 vjet më vonë

Meterologu në pension Paul Grisham e kishte harruar krejtësisht portofolin e humbur në Antarktidë në 1968, ndaj mbeti i befasuar kur dikush i trokiti në derë për t`ia kthyer- 53 vjet më vonë.