09:00
Lezhë/ Arrestohen 2 persona për falsifikim letërnjoftimesh. Sekuestrohen 1 automjet, 19 pasaporta dhe 23 karta identiteti
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar pranë DVP Lezhë, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”,mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se 2 shtetas që merreshin me veprimtarinë e paligjshme të falsifikimit të letërnjoftimeve dhe pasaportave po lëviznin me mjet nga Kukësi në drejtim të Tiranës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Falsifikatori”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: – L. S., 27 vjeç dhe R. H., 39 vjeç, banues në Kukës.