Instalacion i ri për Tiranën/ Është vendosur përgjatë ‘Bulevardit Zogu i Parë’

01/06/2021 20:10

Disa tuba që ndërthuren me njëri tjetrin duke krijuar reflekse të ndryshme të dritës.

Zani, ky instilacion i artistit Sadik Spahia, sapo është vendosur përgjatë Bulevardit Zogu I. Vepra i arrin 16 metra lartësi e gjerësi. Kjo është një vepër që është vendosur mes pemësh. Duke sjellë një ndërthurje dhe harmoni me estetikën e natyrës. E që gjithashtu njëlloj si pemët i krijon kalimtarit kontrastet mes hijes dhe dritës.

Kjo vepër u prezantua nga platforma e artit Harabel. Me qëllimin që arti bashkëkohor të jetë sa më shumë i pranishëm në hapësirën publike.

“Kjo vepër është e treta që instalohet ne Tiranë në kuadër të projektit Free Art të Platformës së Artit Bashkëkohor HARABEL, pas instalimit të veprave “Bukurshkrimi” të Adrian Paci dhe “EnoughIsEnough” të Alban Muja”.

Sadik Spahia ka ekspozuar në Berlin, në Paris, si dhe më e fundit në Tiranë, pranë Galerisë së Fakultetit të Arteve të Bukura ku ai është edhe pedagog.

Top Channel