Tragjike/ I riu me 50 mijë ndjekës në Instagram vret të dashurën dhe më pas kryen vetëvrasje

01/06/2021 21:18

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kaliforni, ku është vrarë një 25-vjeçare nga i dashuri i saj.

28-vjeçari Angel Hernandez Grado, i njohur në rrjete sociale S2K Wya ka sulmuar seksualisht të dashurën e tij, më pas e ka mbytur dhe e ka goditur me kokë.

Para se të vdiste, ajo kishte raportuar në polici se i dashuri e kishte ngujuar në apartament për 2 ditë. Ajo tha se Grado, i cili kishte 50 mijë ndjekës në Instagram, i tha asaj se do të blinte një armë dhe do ta vriste atë nëse ajo thërriste policinë.

Ajo ia doli t’ia mbathte pasi Grado u largua nga shtëpia dhe pësoi dy brinjë të thyera, ënjtje në fytyrë dhe të nxira në të gjithë trupin dhe e denoncoi.

Por Grado, influencuesi në botën e automobilizmit, pasi mbyti partneren, filmoi veten teksa kreu vetëvrasje pas një ndjekje një orëshe me vetura mes tij dhe policisë, që në fund kishin arritur ta rrethojnë në afërsi të San Diegos në SHBA.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel