Kjo është mënyra se si pritet aktualisht një faturë që tregon një transaksion biznes-klient.

Në fund të ditës, biznesi të gjitha transaksionet, faturat e prera i raporton në serverin qendror të Drejtorisë së Përgjithshme të tatimeve.

Por ndodh që gjatë ditës, një biznes që është i prirur të bëjë evazion; të mos deklarojë xhirot reale, nuk i pret të gjitha faturat dhe nuk i raporton të gjithë transaksionet me qëllim që të ulë kostot e biznesit.
Prandaj, me ligjin e ri të fiskalizmit, kjo mënyrë e faturimit ndryshon. Binzesi e pret dhe e deklaron faturën në kohë reale.

Çdo shitje produkti apo shërbimi që do të bëjnë bizneset, do të transmetohet në çastin kur ndodh në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

E paqartë nuk është vetëm si do të bëhet faturimi. Por edhe se si do të arrihet qëllimi fillestar i qeverisë. A do të arrijë kjo mënyrë e re e raportimit të faturave të rrisë të ardhurat në buxhet dhe të ulë ekonominë informale?
Lufta kundër informalitetit dhe rritja e të ardhurave në arkën e shtetit kanë qenë prioritetet më të rëndësishme të të gjitha qeverive në diskurin e tyre publik në Shqipërinë e tranzicionit 30 vjeçar.

Në këtë dokumentar Top Story do të sjellë një historik të përpjekjes së qeverive ndër vite për të luftuar informalitetin dhe zhvilluar ekonominë.

Përmes ekspertëve do të analizohet nëse ishte i domosdoshëm apo jo sistemi i ri i fiskalizmit dhe se çfarë do të prodhojë ky ligj.

Top Channel