Mister në Afrikën e Jugut! Trashëgimtarja 26-vjeçare gjendet e vrarë një ditë pas vdekjes së bashkëpunëtorit të saj
Një sulm ushtarak rus ndaj vendeve anëtare të NATO-s mund të ndodhë në një të ardhme “relativisht të afërt” nëse Kremlini e konsideron momentin të favorshëm, paralajmëroi sot Komiteti Parlamentar i Mbrojtjes i Suedisë në raportin e tij më të fundit.
“Nuk mund të përjashtohet një sulm i armatosur kundër Suedisë ose aleatëve të saj”, thuhet në raport, ku theksohet se Rusia mund të ndërmarrë veprime ushtarake për të testuar koherencën dhe besueshmërinë e Nenit 5 të Traktatit të NATO-s.
Sipas komitetit, sulme të tilla mund të ndodhin edhe në rast se Moska nuk disponon burime të mjaftueshme ushtarake për një operacion të gjerë, duke llogaritur në faktorë politikë ose strategjikë që mund t’i konsiderojë të favorshëm.
NATO commander claims Russia is "not looking for a conflict," as Sweden says Moscow could test NATO's Article 5 "in the relatively near future" even without sufficient military power https://t.co/PmMQPHsPAc
— Türkiye Today (@turkiyetodaycom) June 12, 2026
Kryetari i komitetit, Jörgen Berglund, deklaroi në një konferencë për shtyp se situata e sigurisë në Evropë mbetet serioze dhe e paparashikueshme.
“Mund të vërejmë se situata e sigurisë vazhdon të jetë e rëndë dhe karakterizohet nga një shkallë e konsiderueshme e paparashikueshmërisë. Ekziston rreziku i një përkeqësimi të shpejtë me pasoja serioze për sigurinë e Suedisë dhe të gjithë Evropës”, tha ai.
Edhe Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura Suedeze, Mikael Clausson, kishte paralajmëruar në muajin maj për mundësinë e veprimeve ushtarake ruse. Ai argumentoi se Moska është e vetëdijshme për procesin e riarmatimit të vendeve perëndimore dhe mund të përpiqet të përfitojë nga dobësitë aktuale.
Komiteti i Mbrojtjes, i përbërë nga përfaqësues të të gjitha partive parlamentare suedeze, luan një rol kyç në hartimin e strategjisë afatgjatë të mbrojtjes së vendit.
Suedia iu bashkua NATO-s në vitin 2024, duke i dhënë fund më shumë se dy shekujve të mosangazhimit ushtarak, një vendim i nxitur nga pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022.
Ndërkohë, Stokholmi planifikon të rrisë shpenzimet për mbrojtjen në 3.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2030, nga 2.8% që janë aktualisht, në kuadër të forcimit të kapaciteteve mbrojtëse dhe përmbushjes së objektivave të NATO-s.
Top Channel