Live/ “Rama n’burg, Berisha n’burg”, dita e 13-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit pas tensioneve me mbështetësit e PS-së Rritja e çmimit të naftës në dy muajt e fundit ka sjellë pasoja negative në ekonominë shqiptare, por sipas Guvernatorit të BSH-së, Gent Sejko, efekti pritet të jetë afatshkurtër.
“Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare gjatë vitit 2026 përbën një goditje negative të ofertës për Shqipërinë dhe partnerët tanë tregtarë. Në gjykimin tonë, ndikimi mbi ekonominë shqiptare vlerësohet të jetë i kufizuar”, u shpreh Sejko.
Gjatë raportimit vjetor të BSH-së në Komisionin e Ekonomisë, numri një i bankës qendrore tha se inflacioni në vitin 2025 rezultoi në nivelin 2.2%. Ky tregues shënoi një stabilizim të çmimeve, ndërkohë që objektivi i vetë bankës ishte 3%.
“Në tërësi, niveli i inflacionit gjatë dy viteve të fundit ka qenë i ulët, i qëndrueshëm dhe poshtë, por pranë objektivit të BSH-së”, tha Sejko.
Por, ndryshe nga guvernatori, deputeti socialist Erion Braçe ngriti shqetësimin për inflacionin e muajve të parë të këtij viti dhe se si do të mbahet ai në monitorim.
“Më thoni çfarë po bëhet me inflacionin tani. A e keni idenë se çfarë ka ndodhur me ushqimet dhe qiratë? Për këto pyesin qytetarët”, u shpreh Bracce.
“Në këtë kontekst, dëshiroj t’ju siguroj se Banka e Shqipërisë do të monitorojë me kujdes ecurinë e inflacionit, duke synuar të reagojë në kohën e duhur për të shmangur efektet e raundit të dytë dhe për të garantuar stabilitetin e çmimeve në ekonomi”, u pwrgjigj Sejko.
Ndërkohë që vëllimi i aktivitetit ekonomik u rrit me 3.8%, i mbështetur nga bilancet e shëndosha të sektorit privat, si turizmi dhe ndërtimi, bujqësia vazhdon të pësojë rënie.
“Në aspektin sektorial, rritja ekonomike mori formën e zgjerimit të aktivitetit në sektorin e shërbimeve dhe ndërtimit, ndërsa industria dhe bujqësia vazhdojnë të tkurren”, pwrfundoi Sejko.
Sipas guvernatorit, integrimi i Shqipërisë në sistemin evropian SEPA ka sjellë transferta më të shpejta, ku operacionalizimi i SEPA-s në muajin tetor mundësoi rreth 166 mijë transaksione SEPA me një vlerë totale prej 2.2 miliardë eurosh.
Top Channel